Studiuesi publikon dokumentin: Nexhmije Hoxha hante drekë falas në kohën e regjimit të Zogut

  • 12 October 2018 - 09:46
Studiuesi publikon dokumentin: Nexhmije Hoxha hante drekë falas në kohën e regjimit të Zogut

Drekë falas nga shtetit zogist për Nexhmije Xhuglinin. Pikërisht bashkëshortja e diktatorit, e cilësuar si gruaja e zezë, e cila nuk ka lënë gjë pa thënë për kohën e Mbretit Zog, figuron një prej përfituesve në moshë të re. Jo kushdo që banonte në Tiranë mund të trajtohej me bursë të plotë apo të pjesshme. Ishte një kategori e vogël personash jokonviktorë.

Image

 

Kërkesa e Teufik Xhuglinit drejtuar Ministrisë së Arsimit u mor parash. Edhe me një ndërhyrje të një ministri tjetër të qeverisë së kohës, nxënëses Nexhmije Xhuglini iu dha gjysmë burse nga shtetit në Institutin “Nana Mbretneshë”, i cili u hap në vitin 1933. Ministri Mirash Ivanaj ka konceptuar shkresën e parë të datës 3.11.1933 dhe të dytën katër ditë më vonë për drejtorinë e institutit në fjalë. Pra, për 6 vjet, në vitet 1933-1939 dhe për dy vjet në vitet 1939-1941 Nexhmije Xhuglini është trajtuar me përparësi e ushqim nga regjimi zogist, e më pas ai fashist. Kishte arsye Enver Hoxha t’ia mbante këto dokumente në kasafortë. Ku i dihej.

Se moralin, në funksion të pushtetit të tyre kriminal ta bëjnë bukur kategoria e këtyre. Përfitonin e trajtoheshin mirë për vete, por më pas në krye të instituteve sovjetike komuniste të propagandës gënjenin popullin se sa shumë “vuante” populli shqiptar në një regjim shqiptar si ai i Mbretit Zog.


(Kosova Sot)