Historiani publikon foton: Kur Enver Hoxha shiste cigare edhe mish derri, ndërsa Mid’hat Frashëri shiste libra

  • 15 November 2018 - 08:53
Historiani publikon foton: Kur Enver Hoxha shiste cigare edhe mish derri, ndërsa Mid’hat Frashëri shiste libra

Nga Kastriot Dervishi/ Në kryqëzimin midis rrugës së Dibrës me rrugën e sotme të “Barrikadave” (ish rruga “Mbretëresha Geraldinë”), (afër teqesë) ka qenë dikur  libraria “Lumo Skëndo”.

Image

 

 

Jo shumë larg njëri-tjetrit, Enver Hoxha shiste cigare e mish derri në dyqanin “Flora”, ndërsa Mit’hat Frashëri shiste libra e jepte dituri. Fotografia tregon librarinë “Lumi Skëndo”, e cila u shit më 5.2.1941 për 30 mijë franga. Aktet e shitjes u përpiluan nga noteri publik Muntaz Kokalari. Blerës ishte Mehmet Ali Ndroqi i shoqërisë “Skamba”. Të pranishëm si dëshmitarë në aktin e shitjes ishin Njazi Rushen Demi nga Filati dhe Ramazan Shaban Koçi nga Kruja.

Image

 

 

Në librin e tij “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re” (Tiranë 1984), Enver Hoxha përshkruan edhe një takim që ka pasur me Mit’hat Frashërit, ku thotë se shkonte ndonjë herë për të blerë ndonjë libër. Hoxha as në libër nuk heq dorë nga zakoni i vjetër i mashtruesit e gënjeshtarit. Thotë se ishte ilegal kur takoi Mit’hat Frashërin, në një kohë që libraria është shitur në shkurt 1941 dhe ai ka dalë ilegal në maj 1942 pas zbulimit të dokumenteve të PKSH-së nga policia e kohës. Nuk ka asnjë mundësi të jetë zhvilluar ndonjë debat i pretenduar në librari, por sigurisht mund të jetë zhvilluar në mjedise të tjera (p.sh. te shtëpia e Bahri Omarit) që Hoxha nuk do t’i tregojë sepse komprometonin qëndrimin e tij gjatë luftës.Edhe sot, ithtarët e Enver Hoxhës, takëmi i llumit enverist, kriminelë e persekutorë të diktaturës, pasardhës të tyre, nuk mund të rrinë pa përbaltur figurën e Mit’hat Frashërit, nuk rrinë dot pa gënjyer ndaj tij, pasi me Shqipërinë e dashurinë për librin ata nuk i lidh asnjë. Nuk u shqitet dashuria për draprin sovjetik e yllin komunist. Ndjehen ende sovjetikë e jo shqiptarë.

 

(Kosova Sot)