Editoriali: Lufta për milionat

  • 22 February 2017 - 17:05
Editoriali: Lufta për milionat

Partitë e Kosovës janë bërë si çakejtë e egër, që duan të shqyejnë çdo gjë që u del përpara. Kjo shihet në çdo veprim të tyre, në luftën e egër për pushtet, në papërgjegjshmërinë, që po tregojnë në secilin moment, kur do të duhej të shfaqnin maturi dhe transparencë, përkushtim dhe profesionalizëm. Qeveria e dy partive të mëdha është ilustrimi më i mirë i kësaj lufte të pakompromis për pushtet dhe para. Rasti i Doganës, kur përfshihet edhe vetë kreu i shtetit, është nënprecedent p rrezikshëm për demokracinë dhe mbarë- vajtjen e institucioneve. Vetë partnerët e koalicionit ishin ato që e pranuan një marrëveshje për të lejuar konsulencën britanike për disa pozita më të ndjeshme publike, ku zakonisht edhe ndërhyrjet nga lart janë më të ashpra, ndërsa janë po vetë oligarkët e pushtetit, tash, që po shfaqin pakënaqësi.

Duhet t'ua përkujtojmë pushtetarëve se ata kanë një marrëveshje mes tyre, antiligjore dhe antikushtetuese, për t'i ndarë gjysmë për gjysmë të gjitha pozitat publike, edhe pse këto pozita do të duhej të bazoheshin në meritokraci, profesionalizëm, integritet personal dhe jo militantizëm, klane, inkriminim. Por, gjithsesi më vonë u arrit marrëveshja me kompaninë britanike, ndërsa heshtat mes elefantëve të koalicionit janë thyer te drejtori i Doganave.

PDK-ja, si parti në pushtet për disa mandate rresht, nuk mund ta kapërdijë faktin se nuk do ta ketë nën kontroll organizatën ku qarkullojnë një miliard euro në vit, kurse në të zezën me siguri edhe ndonjë miliard tjetër. Koalicioni natyrisht është vënë në rrezik pas ndërhyrjes flagrante të kreut të shtetit, që po sillet si kryepartiak, duke harruar punën e tij në bazë të mandatit kushtetues. Ky është edhe një tjetër rast, për ta bindur qytetarin e Kosovës, se lufta politike bëhet për pozita dhe tender, për para dhe projekte, për të mbushur xhepat e oligarkëve dhe klientelës së tyre, por kurrsesi për ta përmirë- suar jetën e popullit të varfëruar. Kjo, pra, është edhe një arsye me shumë për të mos u besuar më politikanëve të këtij soji!

(Kosova Sot)