Editoriali:Kuvendi të nisë VETTING-un në drejtësinë kosovare - Editoriali - Kosova Sot
Editoriali:Kuvendi të nisë VETTING-un në drejtësinë kosovare

Editoriali:Kuvendi të nisë VETTING-un në drejtësinë kosovare

Miratimi i rekomandimeve të propozuara nga Lëvizja "Vetëvendosje" ka përplasur Kuvendin e Kosovës me kupolën e drejtë- sisë dhe dy ministri, dikasterin e Drejtësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane. Këto të fundit e kanë konsideruar si ndërhyrje flagrante dhe skandaloze në pavarësinë e gjyqësorit, vendimin e Parlamentit, që ka mbështetur hapjen e një hetimi ndërkombëtar për rastin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit, për të cilin gjykata ka dënuar për akt terrorist aktivistë të opozitës. Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial kanë dalë kundër ndërhyrjes së Kuvendit në punët e drejtësisë, por nga ana tjetër të gjithë e dimë dhe këtë e theksoi edhe BE-ja në Strategjinë për Zgjerim, se sundimi i ligjit është në krizë të thellë. Këtij sistemi gjyqë- sor vendor nuk i beson askush më, sepse ka dhënë prova të mjaftueshme se në vend që të ndajë drejtësinë dhe të zbatojë ligjin, është vënë në shërbim të klaneve të inkriminuara, u bindet urdhrave të oligarkëve dhe nuk e mbron të drejtën e qytetarëve. Pushtetet janë të pavarura në sistemet demokratike dhe formalisht një gjë e tillë është e garantuar edhe në Republikën e Kosovës, por kur gjykatat dhe prokuroritë e shpërdorojnë pozitën e tyre, atëherë dikush duhet të reagojë. Në fakt, Kuvendi nuk duhet të ndalet vetëm në disa rekomandime, por të ecë më tej, duke nxitur dekriminalizimin dhe VETTING-un në sistemin e drejtësisë. Kjo është e domosdoshme, sepse sistemi gjyqësor dhe prokurorial janë të mbushur me elementë të dëmshëm,që kanë edhe pozita të rëndë- sishme. Kupola e drejtësisë kosovare duhet t'i nënshtrohet një reforme të thellë bashkë me pjesën tjetër. Me këtë garniturë gjyqtarësh e prokurorësh do ta pësojnë gjithnjë të pafajshmit dhe qytetarët e zakonshëm, kurse ata të fortët, që kanë mbështetje politike dhe miliona në llogaritë bankare, gjithnjë do të amnistohen. Është koha për të iniciuar reformat e vërteta nga Kuvendi, që të këndellet kjo drejtësi e degraduar.

(Kosova Sot)

6 orë e 34 minuta më parë
20/10/18