Psikotest/ Cilat ngjyra i përgjigjen karakterit tuaj?

  • 05 March 2017 - 14:40
Psikotest/ Cilat ngjyra i përgjigjen karakterit tuaj?

Përgjigjuni në pesë pyetje dhe kuptojeni se cila ngjyrë më së shumti i përgjigjet karakterit tuaj .

Perceptimi tradicional i ngjyrave dhe domethënia e tyre: Ngjyra e kuqe paraqet dashurinë, pasionin dhe lumturinë. Ngjyra e kaltër përfaqëson sinqeritetin, të vërtetën dhe bujarinë. Ngjyra e gjelbër paraqet paqen, shpresën dhe pavdekshmërinë. Ngjyra e verdhë paraqet mençurinë, energjinë dhe spontanitetin. Ngjyra vjollcë paraqet magjinë, durimin dhe artin. Ngjyra e portokalltë simbolizon plleshmërinë, shkëlqimin dhe pasurinë. Ngjyra rozë tregon kujdesin dhe të qenët i turpshëm. Ngjyra e bardhë paraqet pastërtinë, paqen përderisa e zeza pikëllimin, fshehtësinë dhe tradicionalen. Ngjyra ezmere paraqet melankolinë, e hirta neutralitetin dhe famën derisa ajo e arta seksualitetin dhe atraktivitetin, transmeton gazeta Kosova Sot. 

1. Cila është ngjyra natyrale e flokëve tuaj?

a) E verdhë e ndritshme;

b) E verdhë në të hirtë ose ezmere në çokollatë;

c) E kuqe apo ngjyrë gështenje;

d) Ezmere e errët apo e zezë.

2. Cilat fjalë ju përshkruajnë më së miri?

a) E hapur dhe komunikuese;

b) E rezervuar, e kujdesshme dhe e butë;

c) Analizuese, bazike dhe rezidente;

d) E drejtpërdrejtë, kreative dhe e vendosur.

3. Si duket shtëpia juaj e ëndrrave?

a) E thjeshtë, pa shumë mobile dhe me kuzhinë të madhe;

b) E rregulluar në mënyrë elegante, me zbukurime të pafundme;

c) E rehatshme, me shumë jastëk dhe ambient të ngrohtë tradicional;

d) E rregulluar në mënyrë moderne, pranë qytetit. 

4. Cilin lloj të gurëve më së shumti e pëlqeni?

a) Akuamarinë dhe smerald;

b) Margaritar dhe ametist;

c) Qelibar dhe topaz;

d) Diamant dhe rubin.

5. Si tingëllon zëri juaj kur flisni me të tjerët?

a) Miqësor, me pak buzëqeshje;

b) I butë me gjysmë zëri, por i qartë;

c) Shpejt dhe duke shtuar pyetje;

d) Zëshëm dhe i drejtpërdrejtë. 

ërshkrimi i rezultatit: Më së shumti përgjigje nën a: Jeni tip veror dhe ju pëlqejnë ngjyrat e freskëta me të cilat natyra ngjyroset, sikurse ngjyra e gjelbër e ndritshme, e portokallta, e verdha e ndritshme, pjeshkë e butë dhe ezmere e artë.

Më së shumti përgjigje nën b: Ju jeni tip veror dhe ju shkojnë për shtati ngjyrat e njoma dhe të ftohta, si ngjyra rozë, ngjyra e akullit, e gjelbra e errët dhe ajo bezhë. 

Më së shumti përgjigje nën c: Jeni një tip vjeshtor. Ju përshtaten ngjyrat e ngrohta, që kanë nëntone të forta, ajo e kuqe korale, e portokalltë e ndezur, e verdhë intensive dhe e gjelbra prej ulliri. 
Më së shumti përgjigje nën d: Jeni tip dimëror dhe do të shkëlqeni në kombinimin e ngjyrave bazë, siç janë e kaltra - e hirta, e kaltra e errët - e kaltra mbretërore dhe rozë - vjollce.  

(Kosova Sot)