Ed Sheeran e lanson albumin e tij në "Youtube"

  • 07 March 2017 - 12:52
Ed Sheeran e lanson albumin e tij në

Pas një pritjeje të gjatë, albumi i tretë i këngëtarit Ed Sheeran, me titull "÷", përfundimisht është lansuar sot. Për më shumë, këngëtari Ed albumin e tij e ka postuar në "YouTube" për të gjithë adhuruesit e tij për ta dëgjuar pa asnjë shpenzim, transmeton gazeta Kosova Sot.

Jepjani këtij djalit që tash një "Grammy"! adhuruesit janë shumë të lumtur për lëvizjen e tij, duke e bekuar atë për zemërgjerësinë e materialit të tij. Përderisa Ed sot e ka lansuar muzikën e re për botën, një person tjetër që nuk do të dëgjojmë prej saj edhe për pak është Taylor Swift. Sipas vet Ed-it, "Taylor [Swift] nuk do të lansojë deri në fund të këtij vitit - Kërshëndellat janë koha më e duhur pasi që të gjithë blejnë disqe", ka thënë ai për "BBC".

(Kosova Sot)