Cili kuadrat mistik ju tërheq?

  • 07 March 2017 - 19:49
Cili kuadrat mistik ju tërheq?

Shikoni me kujdes në këto kuadrate mistike dhe zgjidhni njërin që më së shumti ju tërheq. Lexojeni në vazhdim se çfarë ju sugjeron kuadrati i zgjedhur,transmeton gazeta Kosova Sot .
1. Është koha t'i mposhtni frikët tuaja. Pa marrë parasysh se në çfarë çaloni, dijeni se gjithmonë ekziston mënyra pozitive e ofrimit. Nevojitet vetëm të besoni në këtë për t'u nisur përpara. Gjëja më e fortë që e keni është mendja.

2. Është koha që përfundimisht t'i lëshoheni jetës dhe të lejoni ajo t'ju zbulojë juve. Mos u brengosni se cila do të jetë lëvizja e radhës. Kur brengoseni, vetëm i shkaktoni vetes pengesa. Le të ndodhë jeta. Vetëm kur ta bëni këtë, derisa ecni rrugës tuaj, aty do të gjeni gjithçka që është e nevojshme.

3. Tashti është e nevojshme që të ekuilibroni lidhjen tuaj me natyrën dhe lidhjen me veten tuaj. Ekuilibroni krijimin e shëndetshëm midis punës, familjes, detyrave bazë dhe qëndrimit në ambient të hapur. Kur të ndiheni të humbur kthehuni. Natyra është "krijim". Natyra është shtëpi.

4. Duhet të jeni më të hapur, kur në pyetje janë mendimet e të tjerëve. Jo gjithçka është bardhezi, e as që duhet të jetë. Duhet të merrni vendime në bazë të shikimit të secilës situatë nga të gjitha këndet. Kjo është mënyra e vetme si në shikim të diçkaje të jeni të drejtë.

5. Është koha të filloni që vetes tuaj t'ia krijoni një jetë më të mirë. Ju e keni fuqinë t'i bëni të gjitha dhe gjithçka, e krejt çfarë duhet të bëni është të provoni. Vendosni çfarë dëshironi të ndjeni. A dëshironi të ndjeni dashuri, shëndet, pasuri? Nuk bëhet fjalë çfarë dëshironi të keni, por çfarë ndjeni se dëshironi të keni. Kur me të vërtetë ndjeni diçka, do ta keni.

6. Duhet të bëni pauzë nga disa gjëra. Bëni pauzë nga gjithçka që ju lë pa gjumë, që ju thith energjinë. Le t'i marrë dikush tjetër përgjegjësitë për pak kohë. Përqendrohuni në atë që vërtetë e dëshironi. Çfarë është ajo që ju bën të jeni kaq kreativ? Me rëndësi të keni ekuilibër, e ndjenja se jeni të robëruar në gjithçka që bëni, nuk është e shëndetshme. Bëjani dikujt me dije se keni nevojë për ndihmë.

7. Ka ardhur koha ta dëgjoni atë që ju thotë zemra juaj për të bërë. Përdoreni intuitën tuaj. E tëra është energji dhe gjithçka është e lidhur. Mos dyshoni në porositë që ju vijnë nga brenda. Zakonisht janë të sakta. Shenjat janë përreth jush. Jini të hapur për të gjitha porositë jetësore.

8. Jeta mund të jetë pozitive dhe negative, e ndritshme dhe e errët, e lumtur dhe e hidhur. Vetëm kur të jeni në gjendje të mësoni për secilën nga anët e medaljes, jeta juaj do të pasurohet me pozitivitet. Nevojitet të krijoni një falënderim për situatat jetësore dhe për të gjitha porositë që mund t'i mësoni.

9. Juve ju duan. Edhe nëse nuk keni dikë përreth që t'jua thotë këtë. Energjia është krijim. Ju pëlqen gjithë gjithësia. Krijimi jeni ju. Provoni t'ju dërgoni dashuri të gjithë atyre që i njihni, kjo dashuri do t'ju kthehet. Nëse jo për të tjerët, dërgoni dashuri për bimët, kafshët, Zotin.  

(Kosova Sot)