Billy Ray Cyrus flet për thashethemet rreth martesës së "Miley-Liam"

  • 14 March 2017 - 11:45
Billy Ray Cyrus flet për thashethemet rreth martesës së

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë një tregim dashurie vite me radhë. U fejuan në vitin 2012, u ndanë më 2013, më pas u bashkuan dhe i rifejuan më 2015, sepse dashuria e vërtetë ekziston. Kështu, kur i ati i Miley-t, Billy Ray Cyrus, kishte postuar në "Instagram" për Miley-in, e veshur me fustan të bardhë, me mbishkrimin "Jam shumë i lumtur... ti je e lumtur "@mileycyrus"", njerëzit krejt në mënyrë natyrale ishin habitur nëse kambanat e martesës ishin shfaqur në foto, transmeton gazeta Kosova Sot.

Pasi që adhuruesit kishin tentuar që t'i sqarojnë gjërat, Billy Ray i kishte qartësuar gjërat. Ai kishte postuar të njëjtën foto me mbishkrimin e ri, duke ju thënë të gjithëve që të qetësohen. "Whoa! Mos kërceni. Isha në punë për "StillTheKing", më vjen mirë të shikoj kaq shumë dashuri, "MileyCyrus" e njëjta që më bën të lumtur", kishte shkruar. 

(Kosova Sot)