Fiorentina e ‘BB’ tregon pengun më të madh të jetës: Kur ndodhi aksidenti…

  • 19 March 2017 - 16:52
Fiorentina e ‘BB’ tregon pengun më të madh të jetës: Kur ndodhi aksidenti…

Fiorentina u lind nga një nënë me origjinë nga Këlcyra dhe me një baba nga Tirana. “Çamarroke”, kështu e ka quajtur fëmijërinë e saj, Fiorentina.

Arsimin e lartë Fiorentina e ka kryer me korrespondencë në Universitetin e Gjirokastrës në degën “Histori-Gjeografi”.

Ëndrra e asaj ishte të studionte për Fizioterapi, por rrethanat ja kanë bërë të pamundur.

Pjesën e fëmijërisë Fiorentina është rritur vetëm me prindërit, pasi motra e saj e vetme, tre vjece më e madhe u nis për studime në Gjermani. Kur bëhet fjalë për pengje në jetë, edhe Forentina e ka një dhe i takon 20 janarit të vitit 2006. Për të është mostakimi i fundit me shoqen e saj, e cila nuk jeton më. Më tej tregon se kur ka ndodhur aksidenti me makinë, ajo s’kishte as 20 sekonda që i kishte bërë zile në telefon.

“Merreshim vesh me zile. Ishte koha e zileve. I bëj zile dhe ma kthen, kur ka qenë duke ma kthyer ka ndodhur aksidenti”, rrëfen ajo.

Ndërsa momentin më të gëzuar në jetë ka qenë kur u bë teze.

Fiorentina është konkurrentja që hyri në shtëpinë e Big Brother me partnerin e saj, Olsi Klosin, me të cilin është njohur dhe është bërë çift gjatë audicioneve të Big Brother.

“Qëkur e pashë Olsin më tërhoqi fizikisht. S’e njihja se nuk kisha folur ende, por që aty thashë ky do të jetë i imi”, përgjigjet ajo kur pyetet për këtë zgjedhje të saj.

Kur ishte vetëm 6 vjeç, Olsi zbuloi aftësinë dhe dëshirën e tij për futbollin. Pas asaj dite, paralelisht me shkollën ai ndoqi në mënyrë të pandashme edhe futbollin.

Fëmijëria e tij ka qenë pak e trazuar. Olsi ka qenë një fëmijë i lëvizshëm dhe njerëzit që kanë vuajtur më shumë nga ‘prapësitë’ e tij kanë qenë nëna e tij, Vjollca dhe babai Fatmiri.

Në moshën 6-vjeçare Olsi u bë pjesë e skudarës së moshave të Tiranës, ndërsa luante për U15 “Olimpik Tirana”, ekipi u Olsit u shpall kampion në finale me Partizanin. Mundi dhe djersa e tij u shpërblyen kur në moshën 19, Olsi kaloi në ekipin e parë të Tiranës, ku luajti për vetëm 3 muaj.

Do të largohej për shkak të burokracive. Babai i tij, Fatmiri, sot është në pension si ish-efektiv policie, me një karrierë të gjatë për 22 vite me radhë, ndërsa nëna e tij punon në një biznes privat. Momenti më i bukur i Olsit do të vinte më 31 gusht të vitit 2008, ai do të bëhej xhaxhai i një mbese të cilën e quajtën Alesia.

“Po hyj në Big Brother sepse e shikoj si një mundësi më shumë për jetën, pasi kam hequr dorë dhe nga sporti. Dëshira më e madhe është t’i përkushtohem sa më shumë familjes. T’i bëj ata të lumtur, pasi i kam bërë gjatë të vuajnë.”, ka përfunduar ai.

Kur pyetet se përse u bashkua me Fiorentinën, pse u pëlqyen ai thotë: “Impakti i parë ishte shikimi që shkëmbyem. Që në momentin që u ula mënyra sesi më shikonte dhe më dëgjonte më bëri përshtypje, gjë që konkurrentet e tjera nuk e kishin”.

Marrëdhënia e tyre si çift i krijuar këto kohë ka qenë aktive. Ata dalin, takohen, janë një çift që karakterizohen nga humori, batuta dhe të qeshurat. Zgjedhja e tij ishte e duhura. Janë energjikë dhe shpeshherë në qendër të vëmëndjes.

(Kosova Sot)