Zgjidhni një simbol dhe zbuloni të ardhmen tuaj

  • 29 May 2017 - 12:15
Zgjidhni një simbol dhe zbuloni të ardhmen tuaj

Njerëzit kanë besuar tek e magjishmja dhe e pashpjegueshme për shekuj me rradhë !

Të parashikuarit të ardhmen është diçka që sa të intrigon po aq dhe të frikëson ! Nëse në këtë moment ndodheni në udhëkryq dhe keni nevojë për një shenjë keni klikuar artikullin e duhur !

Image

Zgjidhni një simbol nga 1 tek 9 dhe lexoni letren tuaj të fatit

Simbol # 1

Mos mendoni më shumë se çduhet, mos i shpenzoni energjitë në vende dhe në njerëz të gabuar ! Nëse keni zgjedhur këtë simbol, është koha për të lënë gjërat pas, për të bërë një hap prapa dhe për të besuar se universi do t’ju drejtojë në drejtimin e duhur.Ju dëshironi një shtysë, kërkoni të arrini me çdo kusht qellimet tuaja, por kini besim në vetvete dhe shihini gjërat me optimizëm.

Simbol # 2

Nëse ju ka tërhequr simboli 2, do të thotë se ka ardhur koha të vendosni kufij në jetën tuaj. Mungesa juaj aktuale e kufizimeve u lejon njerëzve të kontrollojnë dhe të përfitojnë prej jush.

Simbol # 3

Qetësohuni. Je në rrugën e duhur! Edhe pse mund të duket sikur gjithçka është e paqëndrueshme, kjo është momentale ! Tani po kaloni kohë të vështira, por këto përvoja po ju drejtojnë drejt një vendi shumë më të mirë.

Simbol # 4

Nëse zgjodhët këtë simbol, do të thotë që po varesh në të kaluarën dhe ajo po ju lëndon.Nëse keni bërë diçka për të cilën ju vjen keq ose keni humbur dikë që doni, duhet të lejoni kohën të shërojë dhimbjen tuaj. Në vend të kësaj, mendoni për mësimet që keni marrë

Simbol # 5

E gjithë puna e vështirë që keni bërë po ju shpërblehet! Kjo është koha e përkryer për të vendosur disa qëllime të reja për kapitullin tjetër. Në fund të fundit, përcaktimi i qëllimeve është çelësi për arritjen e kënaqësisë. Shkruani objektivat tuaja dhe përdorni burimet tuaja të reja për të përparuar.

Simbol # 6

Keni qenë duke i kërkuar përgjigjet e pyetjeve tuaja në një vend ku nuk mund t’i merrni. Në realitet, ajo që kërkoni është thellë brenda jush – ju duhet të shikoni në brendësi. Përqendrohuni në pastrimin e rrëmujës së mendjes suaj përmes meditimit. Keni nevojë për qetësi dhe mos u mundoni të kënaqni gjithmonë të tjerët.

Simbol # 7

Keni punuar shumë dhe keni nevojë për një pushim. Nëse vendosni të jeni spontan ose planifikoni një pushim, nuk ka rëndësi – thjesht largohuni nga orari juaj i zënë dhe rindizni flakën tuaj!

Simbol # 8

Ju keni jetuar në izolim, është koha për t’u lidhur me botën rreth jush. Duhet të dilni nga guaska juaj. Jepini mundësinë vetes të përjetojë gjëra të reja.

Simbol # 9

Nëse zgjodhët këtë simbol, do të thotë që keni bërë gjithçka që mundesh. Seriozisht, keni punuar mjaftueshëm. Tani është koha për të shijuar atë për të cilën keni punuar. Nuk jemi duke folur vetëm për gjëra materiale. Ju nuk duhet të gëzoni vetëm pasurinë, por edhe miqtë dhe gjërat e tjera që ju rrethojnë.

(Kosova Sot)