Shefi i ëndrrave! Pushime “sa herë të duan” punonjësve

  • 03 August 2015 - 23:28
Shefi i ëndrrave! Pushime “sa herë të duan” punonjësve

Miliarderi britanik Sir Richard Branson ka çuditur të gjithë me nismën e tij të re.

Ai ka premtuar pushime pa kufi për punonjësit e vet.

“Pushime sa herë të duan, mjafton që të mos përkojnë me ndonjë projekt të rëndësishëm”, thotë Branson.

Iniciativa e tij i është sugjeruar nga e bija dhe ai po e aplikon në një nga 400 kompanitë e tij.

Bosi i “Virgin Group” do ta aplikojë këtë nismë fillimisht te 170 punonjës të tij dhe ënse do të jetë e suksesshme do ta zgjerojë në gjithë grupin.

Në Britaninë e Madhe punonjësit mund të kenë vetëm 20 ditë pushime në vit të paguara, minimumi i vendosur nga Bashkimi Europian, por Branson po përpiqet të dalë jashtë rregullave.

“Nëse kompania nuk ka ndonjë projekt të rëndësishëm duke zhvilluar punonjësit mund të marrin pushime sa herë të duan, natyrisht të paguara”, thotë Branson.

A nuk do të ëndërronit dhe ju të kishit një shef të tillë?

Shefi i ëndrrave! Pushime “sa herë të duan” punonjësve