Sonte luhet Portugali-Poloni, Ronaldo vetëm një gol larg rekordit historik

  • 30 June 2016 - 14:16
Sonte luhet Portugali-Poloni, Ronaldo vetëm një gol larg rekordit historik

Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale e Euro 2016, ku në Velodrome të Marseille do të takohen Polonia dhe Portugalia.

Të dy këto skuadra do të synojnë të arrijnë gjysmëfinalen, që do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Një sfidë do jetë edhe përballja mes Ronaldos dhe Lewandowski pasi të dy si lider në ekipet e tyre kërkojnë ti çojnë skuadrat në suksesin historik atë të fitimit të Francë “Euro 2016”.

Sulmuesi portugez, Cristiano Roanldo në ndeshjen kundër Polonisë mund të hyjë në histori si golashënuesi më i mirë i Evropës.

Ronaldo deri me tani ka shënuar 8 gola, vetëm një më pak se sa Michael Paltini, por këtë rekord mund ta barazojë ose thyej sonte.

Këto mund të jenë formacionet e mundëshme për ndeshjen e sotme.

Polonia: Fabianski; Piszczek, Glik, Pazdan, Jedrzejczyk; Blaszczykowski, Krychowiak, Maczynski, Grosicki; Milik, Lewandowski

Portugalia: Patricio, Cedric, Pepe, Fonte, Guerrero, Carvalho, Moutinho, Andre Gomes, Joe Mario, Nani, Ronaldo

(Kosova Sot)