Dukjet më të mira të grimit në ‘2016 Billboard Music Awards’

  • 24 May 2016 - 18:04
Dukjet më të mira të grimit në ‘2016 Billboard Music Awards’

Bukuria klasike e Hollivudit dhe grimi natyral, që ishin të përkryera për Kanë, janë zëvendësuar me diçka më argëtuese. Yjet kanë zgjedhur krahë grafikë dhe ‘smokey eyes’ të shndritshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Jessica Alba

Mes flokëve të ngritur me stil dhe syve të kaltër grafikë, mezi e kemi njohur Jessica Alba-n, e cila shpesh zgjedh dukje romantike. Aktorja jo vetëm që është dalluar me bukurinë e saj, por na ka ofruar edhe mënyra për ta kopjuar stilin e aplikimit të grimit të saj.

Image

 

Britney Spears

Favoritja jonë Briteny? Britney është dukur klasike, falë flokëve të saj bionde, grimit të syve ‘smokey eyes’ dhe ngjyrës së buzëve me ngjyrë të lëkurës që kanë ofruar dukje tejet të bukur të këngëtares së njohur.

Image

 

Demi Lovato

Interpretuesja e këngës ‘Cool for the Summer’ është dukur tejet e nxehtë falë stilit të flokëve të saj të zinj dhe grimit të syve ‘smokey eyes’ që shkon ngadalë prej ngjyrës së zezë drejt ngjyrës së patëllxhanit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

 

Heidi Klum

Valët e flokëve të Heidi Klum-it janë dukur të shkëlqyera dhe të buta, edhe pse një revistë e modës i përshkroi flokët e saj si të “balsamuar mirë”. Kemi arsye për të besuar se ishin të trajtuara mirë me balsam. Sytë e trajtuar me hije të zezë kanë theksuar dukjen e vajzës rokere.

Image

 

Rihanna

Dhe kështu, këngëtarja Rihanna, e cila njihet për dukjet e saj të elaboruara në qilimin e kuq, ka ndryshuar skenarin dhe ka vendosur për grim të butë, flokë të lëshuar dhe fustan të thjeshtë. Me të vërtetë është mirë se çfarë ka bërë hija me ngjyrë të zbehtë të ullirit për t’i theksuar sytë e saj. 

Image

 

(Kosova Sot)