Trendët e bukurisë që duhet t'i provoni sa më parë

  • 27 May 2016 - 19:03
Trendët e bukurisë që duhet t'i provoni sa më parë

Javët e modës tashmë kanë përfunduar dhe si rrjedhojë janë shpalosur të gjithë trendët e rinj, andaj nuk është se na ka mbetur gjë tjetër pos të kënaqemi duke shijuar trendët e bukurisë, disa prej të cilëve ua kemi sjellë më posht, raporotn Gazeta Kosova Sot

DUKJA NATYRALE Dukja e fytyrës që lë përshtypjen që nuk keni përdorur fare grim tash e një kohë është njëri nga trendët më të mëdhenj të bukurisë dhe si duket është kthyer, duke i ripushtuar pistat e modës. Për ta arritur këtë dukje është e rëndësishme të aplikoni sasi të vogël të bazës së grimit dhe fshehësit. T'i trajtoni vetullat me laps, që përshtatet me ngjyrën e tyre dhe të mos aplikoni fare maskarë dhe 'eyeliner'. Njerëzit do të mendojnë nëse ju keni aplikuar grim apo jo, megjithatë ju do të dukeni për mrekulli. 

Image

 

FLOKËT E DREDHUAR Ky, në fakt, nuk është një trend krejtësisht i ri. Flokët e tharë në mënyrë natyrale, e me dredha që iu ngjajnë valëzimeve, mirëpo duken paksa më të çrregullta, ka kohë që futen e dalin nga lista e trendëve verorë. E tëra që duhet të bëni është t'i dredhoni flokët gjatë kohës kur i lini të thahen në diell. Për më tepër, flokët mund t'i thani edhe me tharëse, nëse dëshironi që procesi të ecë më shpejt. NGJYRAT E NDEZURA

Image

 

TË 'EYELINER'-IT Revytë e modës që janë mbajtur deri më tani kanë qenë dëshmi që 'eyeliner'-ët me ngjyra të ndezura mund të duken shumë bukur në grimin e përditshëm. Në fakt, ky trend është më i vjetër, megjithatë deri vonë është përdorur vetëm për fotosesione të ndryshme si dhe për raste më ekstravagante, e, nga tash e tutje, këtë trend mund ta përdorni edhe në përditshmëri. Ngjyrat më të përdorura kanë qenë ngjyra e kaltër, e kuqe dhe e gjelbër.

Image

 

THEKSIMET E FLOKËVE ME NGJYRA PASTELE Përdorimi i ngjyrave të ndezura në flokë është një trend i kamotshëm, megjithatë theksimi i një pjese të flokëve me ngjyra pastele është një trend që është parë së voni, nëpër revytë e modës, e që pritet të jetë njëri nga trendët më të mëdhenj të kësaj vere. E mira është që ngjyrat pastele mund t'i aplikoni në pjesë të ndryshme të flokëve si dhe mund të eksperimentoni me ngjyra, pa marrë parasysh tipin dhe formën që kanë flokët tuaj. 

Image

 

BUZËKUQI ME NGJYRË TË ERRËT Nëse ju kujtohen trendët e grimit të viteve të '90-a, atëherë me siguri e dini që njëra nga karakteristikat e grimit të asaj kohe kanë qenë ngjyrat e errëta të buzëkuqit. E, nëse ndjeni nostalgji për atë kohë, atëherë ky sezon do të jetë i juaji, pasi që ngjyrat e errëta të buzëkuqit pritet të jenë një trend i fuqishëm.

Image

 

STILI BISHTKALI I ULËT Ky stil është i mrekullueshëm, jo vetëm pse është i lehtë për t'u krijuar, mirëpo edhe ofron një dukje të përkryer. Stili bishtkali i ulët është i përshtatshëm edhe për punë në zyrë, si dhe fare lehtë mund të përshtatet me stilin tuaj. Andaj, është e domosdoshme ta provoni gjatë kësaj vere.

Image

 

MANIKYRI FRANCEZ Manikyri francez, për një kohë të gjatë, ka shijuar kënaqësinë e të qenit një trend i fuqishëm, mirëpo tash e një kohë ka filluar të konsiderohet si diçka e vjetër. Mirëpo, gjërat nuk do të jenë kështu edhe këtë sezon, pasi që do të shënohet një rikthim i fuqishëm i këtij trendi, që do të manifestohet me kombinimin e dy ngjyrave të ndryshme, që krijojnë kontrast me njëra-tjetrën. 

Image

 

(Kosova Sot)