Këshilla verore të bukurisë

  • 30 May 2016 - 17:04
Këshilla verore të bukurisë

Jeni e gatshme për argëtim veror, por më pas është djersa ajo që e prish humorin tuaj. Pastaj, natyrisht, vjen sfida vjetore e zbulimit se si të dukeni bukur në plazh. Është gjë e mirë që ne kemi këshilla të reja e të mira për ta lehtësuar rutinën tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lidhja verore

Lidhja e flokëve në majë të kokës është stili më i mirë veror. Flokët tuaj janë lart dhe larg qafës, ndërsa mbledhja e lartë ka një efekt të ngritjes së mollëzave. Për ta siguruar lidhjen tuaj e spërkatni me spërkatës për flokë dhe më pas e përdorni tharësen e flokëve për dy minuta. Me këtë do të jeni e gatshme për plazh dhe rezistuese ndaj djersës së kokës.

Image

 

Aplikojeni preparatin kundër djersitjes para fjetjes

Ndoshta ju duket e çuditshme, por aplikimi i preparatit kundër djersitjes para se të flini është më efikas sesa përdorimi i tij në mëngjes, pasi që përbërësit e bazuar në alumin, që bllokojnë gjëndrat e djersitjes, kanë më shumë kohë që të absorbohen para se të filloni me djersitje. Por, mund ta aplikoni edhe një shtresë në mëngjes, nëse bëni dush ose vetëm dëshironi të ndiheni më e freskët.

Image

 

Përditësojeni strategjinë e kremit për rrezitje

Kur temperaturat janë të larta, aplikimi i edhe një shtrese të kremit për rrezitje mund t’ju bëjë që të ndiheni si tepër e ngarkuar. Në vend të kësaj, aplikoni pudër për mbrojtje nga rrezet e diellit, që është e lehtë dhe ndihmon në absorbimin e djersës dhe yndyrës. Të famshmet si Ashley Benson e përdorin këtë pluhur. Ai është gjithashtu i mirë për plazh, pasi që e bën të lehtë aplikimin e sërishëm pas notit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

 

Përdorni hije rezistuese ndaj ujit

Për të pasur sy të bukur, madje edhe nën ujë, mos përdorni hije të përziera. Në vend të tyre aplikoni hije rezistuese ndaj ujit në formë shkumësi, të cilat janë në dispozicion në shumë ngjyra dhe mund të qëndrojnë deri në një orë, në kushte të thara ose të lagëta.

Image

 

Përdorni shirit për flokë

Me siguri keni shumë të tillë në sirtarët tuaj, pra pse të mos i përdorni gjatë ditëve verore? Shiriti është shumë i mirë për mbulim të rrënjëve të djersitura. Tërhiqni flokët në një bisht dhe e vini një shirit të zi sikur që ka bërë Ashley Tisdale në këtë fotografi. Ai do ta parandalojë edhe ngjitjen e flokëve në ballin tuaj të djersitur, por edhe do të bëjë që të dukeni mirë.

Image

 

Tërhiqeni vëmendjen me thonjtë tuaj

Gjasat janë më të pakta që të tjerët t’i vërejnë djersët në vetullat tuaja, nëse ua tërhiqni vëmendjen me thonjtë tuaj me ngjyrë të ndritshme. Është mirë që ta zgjidhni ngjyrën më të ndritshme të llakut që e keni. Shembull për frymëzim mund ta merrni këtë fotografi të modeles Candice Swanepoel.

Image

 

Mbështillini flokët

Mbështjelljen mund ta bëni më shpejt se gërshetimin. Ajo është ideale, kur keni flokë gjysmë të tharë pas notit në ujë të njelmët. Flokët tuaj do ta kenë teksturën e duhur për të ndihmuar që të qëndrojnë në vend dhe të duken seksi.

Image

 

Stili i flokëve si i modeles Karlie Kloss

Nëse flokët e tuaj të gjatë ju bëjnë që ta keni nxehtë, ndoshta është koha për ta ndryshuar stilin e flokëve. Modelja Karlie Kloss ka stilin që e dëshirojnë shumë femra, stil ky që bën të ndiheni më freskët. 

Image

(Kosova Sot)