6 trendë të bukurisë, që do ta shënojnë këtë verë

  • 25 June 2016 - 20:24
6 trendë të bukurisë, që do ta shënojnë këtë verë

Nëse e ndiqni modën, me siguri i ndiqni edhe trendët e lidhur me bukurinë dhe kujdesin. Disa prej tyre mund të dëshironi që t'i aplikoni, e disa jo, sikur kur bëhet fjalë edhe për veshjen. Megjithatë, shikoni në vijim se për cilët trendë bëhet fjalë, në mënyrë që ta dini se çfarë duhet të provoni në të ardhmen e afërt, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Image

1. LËNIA E DALJES SË FLOKËVE ME NGJYRË NATYRALE

Aq sa ka qenë i popullarizuar stili 'ombre', tani është i popullarizuar stili me rrënjë të flokëve me ngjyrë natyrale apo të ngjyrosura. Se a do t'i lini që të rriten me ngjyrë natyrale, apo t'i ngjyrosni me një ngjyrë më të errët, varet krejtësisht nga ju. Gjithsesi, përpiquni që ta përshtatni ngjyrën e vetullave me të dhe rezultati përfundimtar do të jetë i shkëlqyeshëm. 

Image

2. FLOKËT E KUQ

Femrat flokëkuqe, por edhe të gjitha ato që e kanë pyetur veten se si do të dukeshin me flokë të kuq tani e kanë momentin e tyre. Këtë verë nuancat e ndryshme të ngjyrës së kuqe për flokë janë në trend, pra provojeni një nuancë që ju përshtatet më së shumti, natyrisht me këshillim me floktarin, të cilit i besoni. 

Image

3. DUKJA E FRESKËT

Për një dukje krejtësisht të freskët e përzini pudrën e lëngët me pudër për heqje të shkëlqimit dhe e aplikoni në linjën e epërme të ballit, nën mollëza dhe nën mjekër. Pak bronzues dhe pak theksues në mollëza do të shtojnë më shumë freski. 

Image

4. KUJDESI NATYRAL NDAJ FYTYRËS

Hite të kësaj vere janë produktet natyrale dhe projektet 'bëjeni vetë'. Pra, kushtojini vëmendje të veçantë shafranit dhe koriandrit, si erëza që i zbusin inflamacionet në lëkurë, derisa jogurti dhe çaji i gjelbër janë të mirë kundër rrudhave dhe puçrrave. 

Image

5. BALLUKET E GJATA DHE TË HOLLA

Prerja e ballukeve apo jo është një dilemë e shpeshtë e shumë femrave. Por, nëse dëshironi që t'i ndiqni trendët gjithsesi duhet ta zgjidhni këtë model për flokë. Balluket duhet të jenë të gjata deri nën vetulla, kur bëhet fjalë për gjatësinë dhe nuk duhet të jenë tepër të dendura. 

Image

6. BUZËT ROZË

Buzët me ngjyrë rozë janë në trend këtë verë. Lirisht zgjidhini nuancat që bien më shumë në sy dhe do të jeni e parezistueshme. 

(Kosova Sot)