Ushtrime për mënjanim të gushës

  • 25 July 2016 - 08:22
Ushtrime për mënjanim të gushës

Rrudhosja dhe rënia e lëkurës rritet me kalimin e viteve, e kur bëhet fjalë për gushën, rol të madh luajnë gjenetika dhe pesha trupore, e kështu te femrat me mbipeshë mund të vërehet paraqitja e gushës. Rezultate të mira në mënjanimin e saj do të japin 20 minuta me ushtrime e masazh,raporotn Gazeta Kosova Sot

Ekzistojnë tri lloje të ushtrimeve, që duhet t'i bëni për çdo ditë.

1. Lëvizeni kokën prapa dhe lehtë nxirreni jashtë nofullën e poshtme, në mënyrë që të ndieni se si tërhiqen muskujt e qafës. Numëroni deri në dhjetë. Kthejeni kokën ngadalë para, për disa centimetra, e kthejeni sërish prapa. Kokën lëvizeni vetëm para-prapa e assesi anash. Pikë e rëndësishme është zona nën mjekër, e aty duhet të ketë tërheqje.

2. Pas këtij ushtrimi, lirojeni qafën duke e lëshuar kokën poshtë për t'i relaksuar muskujt. Kthejeni sërish kokën prapa dhe nxirreni jashtë nofullën e poshtme. Mbajeni atë pozitë duke numëruar deri në dhjetë.

3. Kthejeni kokën në pozitën fillestare e më pas e ngrini mjekrën lart dhe atë me lëvizje të ngadalta. Puna në muskujt nën mjekër jo vetëm që do t'i shtrëngojë, por gjithashtu do të mbushet edhe lëkura e lëshuar e qafës.  

(Kosova Sot)