Mënyra e saktë e konturimit në bazë të formës së fytyrës suaj

  • 27 July 2016 - 22:49
Mënyra e saktë e konturimit në bazë të formës së fytyrës suaj

Konturimi është njëra nga procedurat më të ndërlikuara të aplikimit të grimit, ndërsa është shumë e rëndësishme të kuptohet që procesi i konturimit dallon varësisht prej formës së fytyrës që keni. Më poshtë ua kemi sjellë hapat që duhet ndjekur për një konturim të përkryer, transmeton gazeta Kosova Sot. 

1. FYTYRA OVALE 

Image

THEKSUESI

Mollëzat: Aplikojeni theksuesin në pjesën e epërme të mollëzave, duke përdorur brushë dhe shpërndajeni e përzieni produktin drejt qendrës së fytyrës. Ashti i vetullave: Aplikojeni produktin në gjithë pjesën e qepallave të syve dhe në skajin e brendshme të syve me brushë. Hunda: Aplikojeni theksuesin në pjesën qendrore të hundës, nga lart-poshtë. Qendra e buzës së epërme: Aplikojeni theksuesin në qendër të buzës së epërme për t'i theksuar kësisoj buzët. Mjekra: Aplikojeni produktin në vrimën e mjekrës, duke përdorur brushë. 

HIJEZUESI

Pjesa e poshtme e mollëzave: Aplikojeni hijezuesin me brushë nën pjesën e mollëzave të faqeve, në afërsi të veshit. Shpërndajeni produktin drejt hundës, duke bërë lëvizje paraprapa. Linja e nofullës: Shpërndajeni hijezuesin në pjesën përgjatë linjës së mjekrës nga baza e veshit deri në pjesën prapa mjekrës, duke përdorur brushë për shpërndarjen e hijezuesit. Sigurohuni që produkti të jetë shpërndarë mirë, në mënyrë që të mos ketë vija të dukshme në pjesën që e ndan fytyrën nga qafa. Pjesa anash ballit: Aplikojeni produktin përgjatë linjës së flokëve dhe shpërndajeni në drejtim të ballit. Kapakët e syve: Aplikojeni produktin me brushë nga skaji i jashtëm drejt skajit të brendshëm, duke krijuar një lloj harku. Mjekra: Aplikojeni produktin nën pjesën e qendrës së mjekrës dhe përzieni mirë në të dyja anët. Pjesa anësore e hundës: Aplikojeni hijezuesin në të dyja anët e hundës, duke e përzier nga lart-poshtë.

\NDRIÇIMI I FYTYRËS 

Mollëzat: Aplikojeni pak ndriçues në pjesën e epërme të mollëzave duke përdorur brushë. Ashti i vetullave: Aplikojeni produktin në ashtin e vetullave duke përdorur brushë. Qendra e buzës së epërme: Aplikojeni produktin në qendër dhe pak përmbi buzën e epërme. 

NGJYRA

Mollëzat: Aplikojeni bojëkuqin në mollëza nga linja e flokëve drejt qendrës së fytyrës, duke përdorur brushë. Aplikojeni dhe përzieni bojëkuqin duke bërë lëvizje në formë të shkronjës '8'. Sigurohuni që ta përzieni mirë bojëkuqin, në mënyrë që të mos mbetet ndonjë vijë e qartë. 

REZULTATI 

Përfundojeni procesin e grimit duke aplikuar pudër, në mënyrë që konturimi të qëndrojë më gjatë. Intensifikojeni dukjen tuaj duke aplikuar maskarë.  

2. FYTYRA KATRORE 

Image

Është e rëndësishme që ta përdorni konturimin për ta krijuar iluzionin e një fytyre më të gjatë, pa shumë kënde. 
THEKSUESI

Pjesa e epërme e mollëzave: Aplikojeni theksuesin në pjesën e epërme të mollëzave duke përdorur brushë. Shpërndajeni mirë në drejtim të pjesës anash ballit. Zgavrat nën mollëza: Filloni në skajet e fytyrës (në bazën e veshëve) dhe përzieni në drejtim të skajeve të buzëve, duke përdorur brushë. Balli: Aplikojeni produktin në qendër të ballit duke përdorur brushë. Mjekra: Aplikojeni theksuesin në zgavrën e mjekrës duke përdorur brushë. Vetullat: Aplikojeni produktin mbi dhe në ashtin e vetullave. Shpërndajeni në drejtim të pjesës anash ballit. Kapakët e syve: Aplikojeni produktin në gjithë pjesën e vetullave dhe në skajin e brendshëm të syve duke përdorur brushë. Pjesa qendrore e hundës: Aplikojeni produktin në pjesën qendrore të hundës, nga lart-poshtë. Qendra e buzës së epërme: Aplikojeni theksuesin në qendër të buzës së epërme. 

HIJEZUESI 

Zgavrat e faqeve: Filloni në skaj të fytyrës (në vijën e flokëve) dhe përzieni produktin në drejtim të gojës, duke përdorur brushë. Pjesa anash ballit: Filloni nga pjesa e lëkurës anash ballit dhe përzieni produktin përgjatë vijës së flokëve, duke e dërguar në drejtim të pjesës së epërme të ballit. Ashti i nofullës: Filloni në pjesën e epërme të nofullës dhe përzieni produktin në drejtim të mjekrës, duke theksuar vijën e nofullës nëpërmjet përdorimit të brushës. Kapakët e syve: Filloni nga skaji i jashtëm, për të vazhduar në drejtim të skajit të brendshëm të syve. Pjesët anësore të hundës: Aplikojeni produktin në pjesët anësore të hundës dhe përzieni produktin duke përdorur brushë.

NDRIÇIMI I FYTYRËS 

Mollëzat: Aplikojeni produktin në pjesën e epërme të mollëzave duke përdorur brushë. Ashti i vetullave: Aplikojeni ndriçuesin përgjatë ashtit të vetullave, duke përdorur brushë. Qendra e buzës së epërme: Aplikojeni produktin në qendër, pak përmbi buzën e epërme, duke përdorur brushë.

NGJYRA

Aplikoni dhe përzieni bojëkuqin deri në pjesën e buzëve, duke bërë lëvizje rrethore të brushës. Kjo teknikë ju ndihmon që mollëzat të duken më pak këndore.  

3. FYTYRA NË FORMË TREKËNDËSHI 

Image

Rikthejeni balancën në mes të dy gjysmave të fytyrës dhe zvogëlojeni pjesën e poshtme të fytyrës.

THEKSUESI 

Mollëzat: Aplikojeni nuancën më të çelët të theksuesit në pjesën e poshtme të mollëzave. Ashti i nofullës: Aplikojeni produktin në ashtin e nofullës duke filluar nga baza e veshit deri në pjesën e pasme të mjekrës. Përzieni mirë produktin në të gjitha drejtimet. Mjekra: Aplikojeni produktin në zgavër të mjekrës duke përdorur brushë. Ashti i vetullës: Aplikojeni produktin mbi pjesën e ashtit të vetullës, duke e përzier në drejtim të pjesës anash ballit. Kapakët e syve: Aplikojeni produktin në gjithë pjesën e kapakëve të syve dhe në skajet e brendshme të tyre duke përdorur brushë. Qendra e hundës: Aplikoni theksuar në pjesën qendrore të hundës, duke filluar nga pjesa e epërme e saj. Qendra e buzës së epërme: Aplikojeni produktin në qendër të buzës së epërme. 

HIJEZUESI 

Zgavrat e faqeve: Filloni në skajin e fytyrës (në linjën e flokëve) dhe përzieni produktin në mënyrë horizontale drejt hundës. Zona e ballit, anash tij dhe pjesa mbi mollëza: filloni me pjesën anash ballit dhe përzieni mirë produktin në pjesën e linjës së flokëve, duke shkuar drejt qendrës së ballit. Pjesët anësore të hundës: Aplikojeni produktin në të dyja anët e hundës dhe përzieni nga lart-poshtë duke përdorur brushë. Mjekra: Aplikojeni produktin në zgavrën e mjekrës duke përdorur brushë. 

NDRIÇIMI I FYTYRËS 

Mollëzat: Aplikojeni produktin në pjesën e epërme të mollëzave dhe përzieni mirë produktin në mollëza duke përdorur brushë. Ashti i vetullave: Aplikojeni produktin në ashtin e vetullave dhe përzieni me nuancën më të çelët, duke përdorur brushë. 

NGJYRA

Mollëzat: Aplikojeni dhe shpërndajeni mirë bojëkuqin deri në pjesën e lëkurës afër pjesës së epërme të buzëve, duke bërë lëvizje rrethore.  

4. FYTYRA NË FORMË RRETHORE 

Image

THEKSUESI

Mollëzat: Aplikojeni produktin në pjesën e epërme të mollëzave. Vetullat: Aplikoni theksuar mbi dhe në ashtin e vetullave. Përzieni mirë drejt pjesëve anësore të ballit. Kapakët e syve: Aplikojeni produktin në gjithë pjesën e kapakëve të syve dhe në skajin e brendshëm të syve duke përdorur brushë. Pjesa qendrore e hundës: Aplikojeni produktin në pjesën qendrore të hundës, duke filluar nga lart-poshtë. Qendra e buzës së epërme: Aplikojeni produktin në qendër të buzës së epërme me brushë, pak mbi pjesën e buzëve.

NDRIÇIMI I FYTYRËS 

Mollëzat: Aplikojeni produktin në pjesën e epërme të mollëzave duke përdorur brushë. Ashti i vetullave: Aplikojeni produktin për ndriçim të fytyrës në ashtin e vetullave dhe përzieni me pak nuancë të çelët. Qendra e buzëve: Aplikojeni produktin në qendër dhe pak mbi pjesën e buzës së epërme. 

NGJYRA

Mollëzat: Filloni me aplikimin e bojëkuqit në afërsi të vijës së flokëve dhe përzieni duke bërë lëvizje në drejtim të gojës. Kjo teknikë do t'ju ndihmojë që fytyra juaj të duket më e gjatë, duke zvogëluar volumin e mollëzave.  

(Kosova Sot)