Shuplaka zbulon sa fëmijë do t'i keni dhe të cilës gjini

  • 29 August 2016 - 19:49
Shuplaka zbulon sa fëmijë do t'i keni dhe të cilës gjini

S humë prej nesh dëshirojmë ta dimë se sa fëmijë do t'i kemi, ndërsa kiromantia e pa përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje. Ekzistojnë tri linja të quajtura "linjat e fëmijëve". Ato tregojnë se sa fëmijë do t'i keni dhe se a do të keni djem apo vajza,raporton Gazeta Kosova Sot 

JA SE SI MUND TA ZBULONI FATIN TUAJ: Krejt çfarë duhet të bëni është që t'i shikoni linjat në shuplakë, të cilat gjendjen menjëherë nën gishtin e vogël. Numri i linjave tregon se sa fëmijë do t'i keni, e nëse janë të thella dhe të drejta tregojnë se do të keni djem.

Nëse linjat nuk janë shumë të dukshme, atëherë do të keni vajza. Nëse nuk mund t'i gjeni këto linja në shuplakë, nuk keni arsye për t'u brengosur, pasi që është e mundur që ato të zhduken pas një kohe të caktuar. 

(Kosova Sot)