Modelet zbulojnë ushtrimet që i bëjnë për prapanicë

  • 29 August 2016 - 23:34
Modelet zbulojnë ushtrimet që i bëjnë për prapanicë

Modelet e 'Victoria's Secret' janë të njohura për aftësitë e tyre për t'u dukur të përkryera me veshje intime, kështu që pasja e një prapanice të përkryer është e domosdoshme për to. Pra si saktësisht i mirëmbajnë prapanicat e tyre modelet Adriana Lima, Izabel Goulart, Caroline Trentini dhe Lais Ribeiro? Me shumë punë dhe ushtrime, si dhe me gjene të mira,raporotn Gazeta Kosova Sot

ADRIANA LIMA "Me të vërtetë besoj se duhet ta ngritësh prapanicën për ta pasur atë të bukur", ka thënë Adriana 35-vjeçare për revistën 'Vogue'. "Ta kesh një prapanicë të shtrënguar duhet të bësh ushtrime të veçanta për të dhe të vraposh. Unë e preferoj edhe ecjen. Nevojitet një kombinim i lëvizjeve për ta mbajtur lartë atë", ka shtuar ajo.

Image

 

CAROL TRENTINI Për 29-vjeçaren Trentini, ushtrimet për tërë trupin janë shumë të rëndë- sishme, pasi që tashmë është nënë e dy fëmijëve. "Nuk kam shumë kohë për ta kaluar në palestër, kështu që e kam gjetur një sport që kombinon rrahjen dhe ushtrimet funksionale dhe ndihmon secilën pjesë të trupit tim", ka thënë ajo për revistën 'Vogue'. "E quajmë rrahje funksionale, ndërsa ushtrimi me trajnerin tim personal zgjatë 45 minuta. Përfshin boksin, kërcimet, dhe shkelmimet, të cilat më ndihmojnë shumë për ta pasur një prapanicë të fortë", ka shtuar ajo.

Image

 

LAIS RIBEIRO Ribeiro 25-vjeçare i kombinon disa ushtrime të ndryshme për të pasur prapanicë të fortë e të bukur. "Pilatesi është përfundimisht ushtrimi më i mirë për një prapanicë të fortë", ka thënë ajo. "Gjithashtu uljet dhe ngritjet, të cilat nuk janë të lehta, por gjithsesi efikase", ka shtuar. Modelja është aktive edhe kur nuk ka kohë për palestër. "Eci shumë në Nju-Jork, ndërsa ajo lëvizje e vazhdueshme është një ushtrim shumë i mirë jo vetëm për prapanicën, por për tërë trupin", ka thënë Ribeiro. Ajo gjithashtu e preferon ushtrimin e kombinuar me vallëzim. "Pëlqej punën me Simone De La Rue-n që ka një program trajnimi me ushtrime/vallëzime të quajtur 'Body by Simone', si dhe me trajnerin Nicole Winhoffer", ka thënë ajo. "Të dyja përfshijnë elemente të vallëzimit dhe të ushtrimit dhe nuk ndjen aspak se je duke ushtruar", ka shtuar ajo. 

Image

 

IZABEL GOULART Izabel 31-vjeçare gjithashtu e merr fitnesin seriozisht në mënyrë që ta mbajë të fortë prapanicën e saj. "Një orë në ditë ua kushtoj ushtrimeve, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të botës jam", ka thënë ajo për revistën e modës. "Do të dëshiroja që të punoj me një trajner, por për shkak të udhë- timeve, e kam të pamundur që ta mbaj një rutinë, kështu që kam mësuar që ta ushtroj veten", ka shtuar ajo. Modelja bën ushtrime të intensitetit të lartë me ulje dhe ngritje, ndërsa e përdor edhe shiritin e rezistencës "BodyBylza', që i bën ushtrimet më efikase. 

Image

 

(Kosova Sot)