Bionde me nuanca rozë të arta: trendi më i ri për vjeshtë

  • 30 August 2016 - 07:53
Bionde me nuanca rozë të arta: trendi më i ri për vjeshtë

NJIHUNI ME BIONDEN ROZË TË ARTË:

Gjithsecili që ka kaluar së paku dy orë në "Instagram", me siguri se ka vërejtur shumë variante të ngjyrave të flokut, por një me siguri se ju ka rënë më shumë në sy. Dhe bukuria e fenomenit të artë dhe rozë është diçka që deri më tani është interpretuar në shumë mënyra, nga biondet e errëta dredhëz e derisa te nuancat ombre me theksime pink. Kjo në fakt nuk është një trend i ri përderisa stilistja e Emma Roberts-it, Nikki Lee rrëfen për nuancat magjike si një "rozë shkretëtire", transmeton gazeta Kosova Sot.

Stilistja e "Butterfly Studio", Tamara DeFelice ka thënë për "Popsugar" se ngjyra rozë/e artë do të jetë nuanca përfikte gjatë kësaj vjeshte dhe ka ofruar këshillat e saj për femrat që duan të nisen tani te floktaret. "Për një prekje moderne, më të ndritshme mbani përreth fytyrës derisa pak më thellë mbani nuanca më të errëta", këshillon ajo. "Përqendroni theksimet përreth mesit të flokut dhe në majat e tyre, dhe dhuroni një dukje më të thellë". Dhe, më e mira është se ky stil nuk është vetëm për biondinat! Trendi është i mundshëm edhe për brunet, sidomos nëse keni nëntoke të ngrohta në flokun tuaj. "Kjo ngjyrë po ashtu theksojë tonet pjeshkë dhe tonet e arta me tone të ngrohta të lëkurës", shton Tamara . "Po ashtu, do të largojë tonet si mjaltë prej syve". Ju mbetet të kërkoni nga stilisti të shtojë nuancat e pasura me rozë/të artë dhe brenda disa orëve o të jeni si një nga këto bukuroshet e "Instagram"-it.

(Kosova Sot)