Djersitja në fytyrë: Zgjidheni problemin njëherë e përgjithmonë

  • 30 August 2016 - 21:28
Djersitja në fytyrë: Zgjidheni problemin njëherë e përgjithmonë

Zgjidhja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të parandaluar djersitjen e fytyrës është aloe vera, por ne ju sjellim edhe disa mënyra për ta zgjidhur këtë problem,raporton Gazeta Kosova Sot

PËRDORNI TONIK ME ALOE VERA Në mënyrë që djersitja e fytyrës të zbutet dhe ta kontrolloni, ju ndihmon toniku me përmbajtje të lartë me aloe vera. E gjeni në shumicën e barnatoreve, por edhe mundeni vetë ta përgatisni. Nëse në shtëpi e keni këtë bimë, shtrydheni lëngun e saj dhe një herë në ditë e lyeni fytyrën. 

Image

 

ZGJIDHNI KREM PA SHKËLQIM Hidhni nga përdorimi kremrat e yndyrshme dhe në fytyrë aplikoni xhel të lehtë pa shkëlqim. Fytyrës ia kthen lagështinë, lëkura ju shkëlqen, më pak djersitet. Ekzistojnë edhe preparate ndihmëse, të dedikuara për zonën T, që aplikohen sipër kremit dhe parandalojnë djersitjen. 

Image
PUDRA PA VAJ, MË E MIRA Në mënyrë që fytyra t'ju djersitet më pak, e grimi të mbetet aty, keni nevojë për pudrën e lëngshme me cilësi të lehtë. Tashmë ekzistojnë pudra speciale që nuk përmbajnë vaj. Janë të lëngshme, por porsa t'i keni vënë thahen. Janë shumë të rehatshme për ditët e verës, ndërsa mund ta 
Image

 

PËRCAKTOHUNI PËR GRIM QË NUK PËRHAPET Për ditët e verës ideale janë hijet krem dhe bojëkuqi. Duhet t'i aplikoni me lëvizje të shpejta, pasi porsa janë në kontakt me lëkurën, thahen. Pikërisht nga ky fakt, nuk përhapen në fytyrën dhe nuk lënë njolla pas.

Image

 

BUZËKUQIN E VENDOSNI NË DY SHTRESA Para se ta aplikoni buzëkuqin, detyrimisht lyeni buzët me balsam hidratues. Nëse nuk keni ndonjë preparat të veçantë, përdoreni kremin për fytyrë. Më pas buzët i kufizoni me laps, pastaj lyeni buzëkuqin. Së pari bëjeni me brushë, më pas ngjyrën tepricë e fshini me peshqir dhe në fund shtoni dhe shtresën e buzëkuqit.

Image

 

KËTU JANË EDHE SHAMITË DHE SPREJI Kur përfundimisht të keni aplikuar grimin, fytyrën e spërkatni me sprej për fiksim të grimit. Grimi mbetet i paprekur nga djersët gjatë gjithë ditës. Nëse disi djersa ia del të shfaqet në sipërfaqe, përcaktohuni për shamitë e veçanta që fshijnë fytyrën dhe nuk dëmtojnë grimin. 

Image

 

(Kosova Sot)