"Berrylips" - trendi që duhet ta provoni këtë vjeshtë

  • 25 September 2016 - 18:48

Rrjeti shoqëror "Instagram" dhe yjet e njohura nga mbarë bota na ndihmojnë që ta kuptojmë se cila do të jetë ngjyra "must-have" e këtij sezoni., raporton Gazeta Kosova Sot

Ndoshta edhe nuk është sezoni i frutave të malit, por se buzët me nuanca të errëta janë e duhura për këta muajt e vjeshtës dhe dimrit të ftohtë! Nëse jeni të gatshme për këtë trend të rrezikshëm, në dispozicion u janë disa nuanca tepër të bukura - nga mjedrat e kuqe dhe rozë, përtej dredhëzës tepër të fortë e deri te mjedrat e errëta rozë.

Tashmë e keni buzëkuqin, e dëshironi nuancë më të errtë: e hidhni në shuplakën e dorës dhe hidhni pak laps të zi për sy. Kjo është mënyra më e thjeshtë që ta keni nuancën ideale për këtë trend.

(Kosova Sot)