Përdorimi adekuat i maskarave me ngjyra

  • 29 September 2016 - 08:03
Përdorimi adekuat i maskarave me ngjyra

Maskarat me ngjyra nuk janë të rezervuara vetëm për adoleshente, por me disa kushte, edhe për të gjitha femrat,raporton Gazeta Kosova Sot

Maskara me ngjyrë do ta theksojë shikimin tuaj, duke krijuar kontrast, apo duke u përshtatur me ngjyrën e syve tuaj. Nëse i përshtatni mirë me pjesën tjetër të grimit, veshjes dhe rastit, maskarat me ngjyrë mund të jenë një alternativë e vërtetë e maskarave klasike verore.

1. VEJENI THEKSIN VETËM TE SYTË Bëni ashtu që maskara me ngjyrë ta vejë theksin te sytë tuaj. Pjesa tjetër e grimit duhet të jetë neutrale. Mos përdorni hije kozmetike, e as "eyeliner". Kjo qasje e thjeshtë është e përkryer për pamjen ditore.

2. PËRSHTATENI NGJYRËN E "EYELINER"-IT ME ATË TË MASKARËS ME NGJYRË Nëse doni ta arrini pamjen "make-up look", falë së cilës sytë tuaj do të shkëlqejnë, "eyeliner"-in me ngjyrë shoqërojeni me maskarë të po të njëjtës ngjyrë.

3. NGJYRA E SYVE DHE E 'EYELINER'-IT Nëse edhe vetes i dukeni të çuditshme me ngjyrat e maskarës që kanë veprim kontrast, duke pasur parasysh ngjyrën e syve, atëherë provoni që të qëndroni në këtë hapësirë të ngjyrave. Sytë ngjyrë gështenjë dhe të gjelbër lyeni me tone të dheut, e në sytë e kaltër vendosni maskarën me tone që përmbajnë bazë të kaltër, sikur p.sh. nuancat indigo, apo të ngjyrës vjollcë.

(Kosova Sot)