Sekretet për rutinën e grimit, që nuk i keni dëgjuar më parë

  • 30 September 2016 - 16:51
Sekretet për rutinën e grimit, që nuk i keni dëgjuar më parë

Nuk keni nevojë të jeni artiste profesionale e grimit për ta aplikuar atë në mënyrë të përkryer, e tëra që duhet të dini janë disa trika, disa prej të cilëve ua kemi sjellë më poshtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

 

1. Shiriti ngjitës për aplikimin e ‘eyeliner’-it

Përdorimi i kredit-kartelës për aplikimin e ‘eyeliner’-it është një praktikë e zakonshme, megjithatë një praktikë më e përshtatshme është përdorimi i shiritit ngjitës, pasi që në këtë mënyrë ju mund ta aplikoni ‘eyeliner’-in aty ku dëshironi, meqë shirit është më statik.

Image

 

2. Freskimi i maskarës

Maskara duhet të ndërrohet më së shumti tre muaj pasi të jetë hapur, mirëpo edhe brenda kësaj periudhe ajo mund të thahet, mirëpo, në vend se të shpenzoni para duke e hedhur maskarën, shtojani disa pika të syve në maskarë dhe tundeni mirë tubin, para përdorimit të radhës.

Image

 

3. Aplikimi i ‘eyeliner’-it në qerpikë

Për ta krijuar një dukje sa më natyra të syve tuaj, aplikojeni ‘eyeliner’-in në mes të qerpikëve në bazë. Kësisoj, ju do ta krijoni efektin e syve të mëdhenj, pa e lënë përshtypjen që e keni tepruar me grim.

Image

 

4. Aplikimi i bazës nga lart-poshtë

Rekomandohet që gjatë aplikimit të zbutësit dhe gjatë pastrimit të fytyrës të bëni lëvizje të dorës nga poshtë-lartë, për arsye se në këtë mënyrë ju e parandaloni lëshimin e lëkurës së fytyrës dhe bëni që lëkura juaj të duket më e re. Mirëpo, kur bëhet fjalë për bazën e grimit, vlen e kundërta. Arsyeja e thjeshtë për një praktikë të tillë është se duke e aplikuar bazën e grimit nga lart-poshtë ju mund t’i rehatoni qimet e vogla të fytyrës dhe kësisoj t’i ndihmoni vetes për t’u dukur më bukur.

5. Theksuesi në vetulla

Me gjasë keni dëgjuar që përdorimi i ‘eyeliner’-it me ngjyrë të bardhë ju ndihmon që të dukeni sikur keni sy më të mëdhenj, mirëpo, një gjë që me gjasë nuk e keni dëgjuar është se për ta arritur një rezultat të tillë mund ta aplikoni një sasi të vogël të theksuesit mbi harkun e vetullave tuaja. Kësisoj, sytë tuaj do të duken më të mëdhenj dhe më të hapur.

Image

 

6. Gjallërojeni hijezuesin tuaj

Nëse mendoni që hijezuesi i syve nuk duket aq i ndezur sa duket në paketim, nëpërmjet ndjekjes së këshillës së mëposhtme ju mund ta arrini një gjë të tillë. E tëra që duhet të bëni është ta aplikoni një bazë kremi në kapakët e syve, para se të vazhdoni me aplikimin e hijezuesit tuaj.

Image

 

7. Kombinimi i nuancave të buzëkuqit

Nëse në buzën e poshtme përdorni buzëkuq me një nuancë më të mbylltë sesa në buzën e epërme, buzët tuaja do të duken më të trasha.

Image

 

8. Shtresa bazë e grimit

Nëse nuk e përdorni shtresën bazë, atëherë kjo është këshilla më e rëndësishme për ju, nga të gjitha tetë këshillat që ua kemi ofruar. Përdorimi i shtresës bazë përveçqë zvogëlon numrin e poreve të dukshme në lëkurën tuaj, ju ndihmon ta mbuloni edhe ndonjë skuqje që mund ta keni në lëkurë si dhe, mbi të gjitha, bën që grimi juaj të duket më bukur. 

(Kosova Sot)