5 ilaçe shtëpiake në heqjen e qeskave të errëta në sy

  • 22 October 2016 - 22:38
5 ilaçe shtëpiake në heqjen e qeskave të errëta në sy

A jeni lodhur duke i shikuar qeskat e errëta nën sytë tuaj? Pa dyshim se jeni lodhur, sepse janë gjithmonë të dukshme dhe ju bezdisin. Pikërisht për këtë arsye, sot ju shpalosim recetat e lira si t'i hiqni qafe, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

TRANGUJT

Trangujt janë një nga ilaçet më të mira shtëpiake kundër qeskave të errëta, falë përbërësve që ka. Do ta ndriçojnë ngjyrën e lëkurës, do ta shtojnë qarkullimin e gjakut dhe reduktojnë qeskat e bezdisshme Çfarë të bëni? Preni një trangull në rriska të holla dhe i lini të zbuten në frigorifer. Në secilin sy vendosni nga një rriskë trangulli për 10 deri 15 minuta. Më pas shpëlani me ujë të vakët.

Image

QESKAT E ÇAJIT TË GJELBËR

Çaji i gjelbër është i pasur me antioksidues. Qeskat e çajit të gjelbër ndihmojnë në heqjen e ngjyrës së errët të qeskave dhe reduktojnë inflamacionet dhe ënjtjet. Çfarë të bëni? Filloni duke vluar dy qeska të çajit të gjelbër në një gotë e gjysmë ujë për 10 minuta. Më pas, hiqni qeskat dhe i ngrini për një orë. Më pas, qeskat e ftohta të çajit të gjelbër i aplikoni në sytë tuaj dhe i mbani aty për së paku 15 minuta. Këtë mënyrë përdoreni dy herë në ditë.  

Image

QUMËSHTI

Qumështi përmban acidin laktik që ndihmon në zbutjen e lëkurës nën sy. Pos kësaj, qumështi përmban dhe proteina, enzima, aminoacide dhe antioksidues, që janë shumë të përdorshëm në forcimin e lëkurës së dëmtuar. Kompresat e ftohta me qumësht janë ilaçet më të mira shtëpiake në reduktimin e të ënjturave nën sy dhe të qeskave të errëta Çfarë të bëni? Pambukun ta lagni me qumështin e ftohtë, të cilin e ruani në frigorifer. I vendosni nën sy dhe i lini aty derisa të ngrohen. Këtë trajtim mund ta përsëritni katër herë në ditë. 

Image

DOMATET

Domatet janë një nga ilaçet, që funksionojnë shpejt në këtë problem. Janë të pasura me antioksidues, që ndihmojnë në eliminimin e qeskave të errëta nën sy Çfarë të bëni? Shtypni një domate dhe formoni pastë. Shtoni gjysmë lugë lëng limoni dhe dy lugë miell. I përzieni të gjithë përbërësit, derisa të formoni një pastë të butë. Kur të jetë gati, maskën e aplikoni në qeskat e errëta dhe e lini të qëndrojë për 15 minuta, para se ta shpëlani me ujë të ngrohtë. 

Image

VAJI I KOKOSIT

Ndihmon në hidratimin e lëkurës delikate, që gjendet nën sy, e po ashtu redukton shfaqjen e tyre. Vaji i kokosit po ashtu absorbohet në lëkurë Çfarë të bëni? Aplikoni pak vaj kokosi në lëkurë dhe më pas e përcillni me masazh të butë. E lini gjatë natës dhe më pas në mëngjes e shpëlani me ujë të ngrohtë. 

(Kosova Sot)