Maska që e mban të përtërirë bukuroshen Sophia Loren në dekadën e nëntë të jetës

  • 23 October 2016 - 08:48
Maska që e mban të përtërirë bukuroshen Sophia Loren në dekadën e nëntë të jetës

Gruaja që po shkel dekadën e nëntë, besoni apo jo, me dekada rresht është simbol i bukurisë, rinisë dhe kujdesit të bukur. Ajo ia ka dalë të plaket me krenari dhe stil, e sot lirisht mund t'ia jepni 20 vite më pak se mosha reale. Bukuroshja italiane me një rast ka zbuluar edhe recetën për kujdesin ndaj fytyrës që i kishte ndihmuar më shumë se sa preparatet e shtrenjta. Bëhet fjalë për një maskë të thjeshtë për përtëritje, për të cilën ju nevojiten 4 përbërës,raporton Gazeta Kosova Sot

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM: Gjysmë qese xhelatinë prej 10 g; 150 g kajmak (qumësht, kefir ose jogurt); 1 lugë të çajit glicerinë; 1 lugë të çajit mjaltë. Nëse keni lëkurë të thatë të fytyrës, përcaktohuni për kajmak, derisa për tip normal të lëkurës më shumë ju përshtatet qumështi ose jogurti. Për lëkurë të yndyrshme sugjerohet kosi ose jogurti.

PËRGATITJA: Tretni xhelatinën në kajmak, e mbani në frigorifer për 6-8 orë. Pas kësaj, duke përzier butësisht, masën e ngrohni në avullin e ujit, derisa xhelatina të tretet dhe shtoni përbërësit e tjerë. Përzieni mirë. Prisni disa minuta që të ftohet pak, e vendosni në zonën e fytyrës, qafë dhe dekolte. E mbani në lëkurë për 20- 25 minuta, e më pas e hiqni me leckën e zhytur në qumësht. Një maskë si kjo ruajeni në frigorifer 5- 7 ditë dhe e aplikoni përditë.

(Kosova Sot)