Kujdes nga grimi i vjetër!

  • 30 June 2015 - 11:05
Kujdes nga grimi i vjetër!

Asgjë nuk zgjat përjetësisht, e kështu as grimi. Hiqeni qafe me kohë, në mënyrë që të mos keni reaksione në lëkurë. Edhe pse shpeshherë ju paralajmërojmë rreth rrezikut të grimit të vjetër, shumë femra edhe më tutje posedojnë prodhime që ju ka skaduar afati. Grimi i vjetër mund të shkaktojë probleme serioze, duke irrituar lëkurën, syve dhe shumë probleme të tjera. Nëse nuk jeni të kënaqur me dukjen e lëkurës tuaj, ndoshta parregullsitë shkaktohen nga pudra e vjetër apo korrektori që e përdorni pandërprerë. Në mënyrë që ta ruani shëndetin dhe bukurinë, porsa t’i skadojë afati grimit, duhet ta hidhni, apo porsa ta ndryshojë ngjyrën. Shikoni afatin e prodhimeve të kozmetikës për ta ditur se kur është momenti i duhur për ta hequr qafe.

Maskara: 1 vit;

Korrektori: 12 deri 18 muaj;

Pudra e lëngshme: 1 vit;

Pudra e ngrirë: 18 muaj;

“Eyeliner”: 6 muaj;

Hije për sy: 18 muaj;

Buzëkuqi: 18 muaj;

Bojëkuqi krem: 12 deri 18 muaj.

(Kosova Sot)