Vetitë e dobishme të jogurtit për lëkurë dhe flokë

  • 10 January 2017 - 17:46
Vetitë e dobishme të jogurtit për lëkurë dhe flokë

Jogurti është shtesë e shëndetshme në secilin ushqim. Përplot me proteina, kalcium dhe vitamina D, B2 (riboflavinë), B12 dhe B5, e po ashtu edhe probioticë (baktere të shëndetshme që ndihmojnë tretjen), jogurti ofron veti të shumta. Pos se ofron veti të dobishme për shëndetin, është i dobishëm edhe për shëndetin e lëkurës dhe flokut,transmeton gazeta Kosova Sot.

PARANDALON DHE TRAJTON LËKURËN E THATË DHE TË SKUQUR

Jogurti është një përbërës i hatashëm në hidratimin e lëkurës që lufton tharjen e saj. Jogurti heq lëkurën e tharë dhe e lë lëkurën me lagështi. Po ashtu, heq qafe parazitët që skuqin dhe shkaktojnë të kruara në lëkurë. Për përdorim ditor, aplikoni jogurt të freskët në duar, fytyrë dhe këmbë dhe me kujdes i bëni masazh lëkurës suaj. E lini të qëndrojë për 10 minuta, më pas bëni dush. Për përdorim javor, përgatitni maskën me gjysmë jogurti dhe 3-4 lugë papajë të shtypur. Shtoni pak mjaltë dhe lëng limoni. E aplikoni në lëkurë, e lini për 10 minuta, e shpëlani me ujë të ftohtë.

Image

LUFTON ZBOKTHIN 

Një nga shkaqet kryesore për zbokth është kërpudha, që shtyn lëkurën e kokës të prodhojë lëkurë që tëhollohet. Jogurti është përbërës natyral kundër kërpudhave, dhe heq zbokthin. Aplikoni jogurt në lëkurën e flokut dhe bëni masazh për rreth 5 deri 10 minuta. Mund të shtoni pak limon në jogurt. E lini në kokë për rreth 45 minuta, para se ta shpëlani me ujë të vakët. Përdoreni këtë ilaç shtëpiak disa herë në javë. 

Image

ZBUT FLOKUN 

Jogurti vepron si kondicioner i thellë dhe zbut flokun, e bën të shkëlqejë. Plus, lëkurën e kokës e bën të sigurt nga kërpudhat dhe infeksionet. Aplikoni jogurt të paëmbëltuar në flokun tuaj të lagur. E lini të qëndrojë në flokë midis 15- 20 minuta, më pas e shpëlani me ujë të vakët. Përdoreni këtë tretman një herë në javë.

Image

 

 

REDUKTON NJOLLAT 

Jogurti lehtëson paraqitjen e njollave dhe shenjave në lëkurë. Acidi laktik funksionon si pastrues natyral që kthen shkëlqimin lëkurës. Përzieni pak jogurt dhe hidhni duke bërë masazh në lëkurën e errët. E lini për 10 deri 15 minuta, më pas e shpëlani me ujë të vakët. Përdoreni këtë ilaç shtëpiak për të hequr qafe njollat. 

Image

LUFTON AKNET

Jogurti përmban përbërës natyral kundër baktereve dhe kërpudhave që luftojnë aknet. Ndihmon në shtrëngimin e indeve dhe parandalon aknet. Plus, zinku në jogurt ndihmon në reduktimin e ënjtjeve dhe inflamacioneve të shkaktuara nga aknet. Lagni pak pambuk në jogurt dhe prekni në pjesët e prekura. E lini gjatë natës dhe shpëlani mëngjesin vijues. 

Image

SHTRËNGON PORET E LËKURËS

Poret e mëdha e të hapura mund të kontribuojnë në shfaqjen e akneve dhe njollave të zeza, që mund t'i trajtoni me jogurt. Jogurti tkurr dhe shtrëngon poret e mëdha në lëkurë. Shumë thjesht, përzieni një lugë jogurt dhe e aplikoni në fytyrën tuaj. E lini të veprojë për 15 minuta, derisa të absorbohet. E shpëlani me ujë të ftohtë. 

Image

I MBAN TË BUKURA DUART DHE THONJTË 

Jogurti ndihmon në luftimin e duarve të thata dhe të vrazhda. Për më shumë, jogurti vepron si pastrues natyral që largon qelizat e vdekura të lëkurës. Aplikoni pak jogurt të freskët në duart dhe gishtërinjtë tuaj. Me kujdes bëni masazh për pesë minuta. E lini të qëndrojë për 10 minuta, më pas e shpëlani me ujë të vakët.   

Image

 

(Kosova Sot)