Fshehtësitë me bojëkuq që do të ndryshojnë gjithçka

  • 11 January 2017 - 16:42
Fshehtësitë me bojëkuq që do të ndryshojnë gjithçka

Artistët e grimit kanë zbuluar fshehtësi dhe gabime në aplikimin e duhur të bojëkuqit. Bojëkuqi i takon grupit të prodhimeve të dobishme, që secilës dukje i dhuron prekjen e përsosur, e ju do të dukeni më të freskët,transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

SHËRBEHUNI ME SHUPLAKËN E DORËS

A e keni ditur se forma dhe madhësia e jastëkëve të shuplakës së dorës është ngjashëm me madhësinë dhe formën e majës së mollëzave në faqe? Prandaj, lirisht shtypni shuplakën në bojëkuq dhe e aplikoni në majën e mollëzave dhe më pas e shpërndani me brushë. Në këtë mënyrë nuk do të aplikoni bojëkuq në sipërfaqe të gjerë, sepse shuplaka juaj ka të njëjtën madhësi dhe nuk mund ta teproni.

Image

FSHEHTËSIA "UNDERCOVER"

Nëse pëlqeni nuancat e ndezura të bojëkuqit, e përsëri dëshironi të vini buzëkuq të zjarrtë, bojëkuqin tuaj mund ta aplikoni nën pudrën pluhur ose nën bazën e lehtë për ta humbur intensitetin. Nëse keni ten aq të mirë për të mos vënë bazë ose pudër pluhur, bojëkuqin aplikojeni me brushën e dhëmbëzuar, sepse me të nuk do ta teproni me prodhimin dhe ajo vetvetiu zvogëlon intensitetin e ngjyrës.

Image
BOJËKUQI NË KAPAKËT E SYVE 

Artisti i grimit, Tom Pecheux, ka shpërndarë një fshehtësi nga prapaskena. Thotë se si nganjëherë manekinet vijnë të lodhura në xhirime, duken të zbehura. Ai atëherë merr pak bojëkuq dhe aplikon një pikë në mes të kapakut të syve, kështu fsheh venat e imëta që vërehen dhe kapakët e errët nga pagjumësia

Image

DUKJA E RASTIT 

Nëse nuk dëshironi të aplikoni bojëkuq në fytyrën tuaj, sepse duket tepër e grymosur, kemi gjetur zgjidhjen edhe për këtë. Bojëkuqin tuaj mos e aplikoni në majën e mollëzave, por nën ashtin e faqeve. Artisti i grimit të "Marc Jacobs" thotë se kështu do të fitoni dimension dhe thellësi, e ngjyra nuk do të jetë aq e vërejtur. Po ashtu, nëse ashtu e aplikoni bojëkuqin, buzët mund të janë me ngjyrë të ndezur dhe të errët, e dukja nuk do të duket thuajse ka shumë ngjyra.

Image

BOJËKUQI NATYRAL 

Modelja Natalia Vodianova pothuajse gjithmonë ka pasur ndihmën e artistëve profesional të grimit, e prej tyre kishte huazuar një fshehtësi që tanimë e përdor kur grimin e bën vet. Në gisht ajo merr pak bojëkuq dhe e aplikon drejt e në majat e mollëzave pa e përzier dhe kështu arrin dukjen thuajse ka ngjyrën e kuqe në mënyrë natyrale, thuajse është skuqur pas ushtrimeve në palestër.   

Image

 

(Kosova Sot)