Rripi që bie në sy - aksesori kryesor në sezonin e ardhshëm

  • 12 January 2017 - 08:47
Rripi që bie në sy - aksesori kryesor në sezonin e ardhshëm

Thjesht, ekzistojnë femra adhuruese të modës, të mjekësisë e ekzistojnë edhe femra që kërkojnë dhe provojnë trendë të ndryshëm dhe vendosin nëse do të janë një fetish universal apo kalues. Rihanna u takon femrave të grupit të dytë. Ajo nuk ka fare frikë, që të eksperimentojë me trendë të ndryshëm, e tani për të provuar diçka më ndryshe, u është kthyer rripave të mëdhenj. Këngëtarja në Los Anxhelos jo shumë moti është shfaqur me rrip të madh me ngjyrë të kuqe me material prej lëkurës, nga brendi "Maison Margiela". Dhe, lirisht mund të themi se bëri sensacion. Pra, rripat e gjerë tërheqin vëmendje dhe ata janë një nga aksesorët kryesorë sezonin e ardhshëm. Parakusht është që të jenë mbresëlënës dhe kërkohet që ta theksojnë belin. Pas "Maison Margiela", rripat e gjerë janë prezantuar edhe nga "Phylosophy" dhe "Alberta Ferretti" në revytë e modës në sezonin pranverë/verë 2017. Nuk keni pse ta prisni pranverën, shikojeni Rihanna-n dhe mbajeni këtë dimër rripin e gjerë, i cili do ta theksojë linjën tuaj vitale,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)