6 trendë të bukurisë, që nuk mund t'u bëni ballë në vitin 2017

  • 12 January 2017 - 15:59
6 trendë të bukurisë, që nuk mund t'u bëni ballë në vitin 2017

Edhe pse ndoshta nuk jeni adhuruese e kopjimit nga të tjerët dhe të gjërave që të "gjithë" i përcjellin, këta janë trendët, që thjesht nuk do të mund t'u përballoni. Dhe, jemi të sigurt se edhe do t'ju pëlqejnë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

FLOKËT "XXL"

Flokët e gjatë kurrë nuk dalin nga moda, e kështu edhe në vitin 2017 nuk duhet t'i shkurtoni , nëse tash e një kohë të gjatë po punoni në gjatësinë e tyre. Vazhdoni të kujdeseni për to dhe mos u brengosni, gjithmonë do të keni stil të përsosur të flokëve.

Image

BUZËT ME SHKËLQIM

Xhinglat në buzë - ëndrra e secilës vajzë. Dhe jo, kurrsesi se nuk do të dilni nga moda. 

Image

"UNDERLINE"

Linja e hollë përfundi qerpikëve të poshtëm, edhe në vitin 2017 do të jetë e pranishme. Do ta adhuroni pa kurrfarë dyshimi, e sidomos në momentet, kur të përgatiteni për dalje dhe ngjarje festive.

Image

BUZËT E VRENJTURA

Pos buzëve me shkëlqim apo me xhingla, në trend do të janë edhe buzët pa shkëlqim, mat. Pos se duken të vrenjtura, janë shumë efektive, kështu që mund t'i keni në secilin rast e mundësi. 

Image

DREDHAT E VALËZUARA

Valët, të tilla siç i kemi parë shumë shpesh në vitin që porsa kemi lënë prapa, do të lënë gjurmë edhe në vitin që porsa kemi hyrë, 2017. Është lehtë të përgatiten dhe janë të përdorshme për secilin rast dhe shkojnë pothuajse me secilën veshje. 

Image

"BLORANGE"

Ngjyrat tipike dimërore për flokët mund të jenë nga pak të mërzitshme, por kemi zbuluar një ngjyrë, e cila pak nga pak, por sigurt po depërtojë në fronin e nuancave popullore. Se a do të jetë në shenjë të stilit vetëm gjatë dimrit, apo do ta shohim gjithë vitin, kjo mbetet të shihet. 

(Kosova Sot)