Ju ofrojmë katër fshehtësi të "çmendura", në mënyrë që grimi të qëndrojë më gjatë se zakonisht

  • 13 January 2017 - 08:26
Ju ofrojmë katër fshehtësi të

Nëse grimi në sy shpejt ju njolloset, provoni këto fshehtësi bukurie

BAZA Primer-i është mënyra e duhur e shkëlqyeshme në përgatitjen e terrenit për hijen për sy. Mund të përdorni edhe korrektor, por shmangni të aplikoni pudër të lëngshme sepse është tepër e lëngshme, kështu që hija menjëherë do të 'rrëshqasë'., raporton Gazeta Kosova Sot

HIJET KREM Aplikoni një shtesë të hijes krem, sepse hija e fortë do të "ngjitet" për të. Zgjidhni ngjyrën që është e afërt me nuancën e tenit tuaj

BOJËKUQI Pasi që të keni aplikuar grimin në sy, me një brushë të madhe aplikoni një shtresë të hollë bojëkuqi ose bronzuesi që e përdorni në pjesën tjetër të fytyrës. Kjo shtesë do ta forcojë grimin, e nuk do ta ndryshojë ngjyrën e hijes.

LAKUESI PËR QERPIKË Pasi që të keni aplikuar maskarën, lakoni edhe më shumë qerpikët me lakues. Grimerët thonë se kjo i ndihmon maskarës që më gjatë të qëndrojë në qerpikë. 

(Kosova Sot)