Mënyra për të mos i shkurtuar thonjtë, pasi keni aplikuar xhel

  • 14 January 2017 - 07:59
Mënyra për të mos i shkurtuar thonjtë, pasi keni aplikuar xhel

Përparësitë e përdorimit të llakut të xhelit janë të shumta. Zgjidhni ngjyrën që dëshironi, e më pas nuk mendoni se pas dy ditësh do të filloni ta "kafshoni" dhe me dhëmbë e ta hiqni. E dimë se kjo ju duket e njohur. Për të mos e përjetuar me këtë, xheli në thonj është zgjedhja e duhur, por si ta hiqni në shtëpi? Për të mos e shkurtuar thoin, merruni me këto këshilla:, trasmeton gazeta Kosova Sot

Ujë dhe aceton

Për këtë metodë ju nevojitet durim dhe punë. Së pari, mbushni një enë të madhe me ujë të ngrohtë. Më pas, merrni një enë më të vogël dhe mbusheni me aceton para se ta derdhni në enën e madhe. Derisa acetoni në atë mënyrë ngrohet, mprehni sipërfaqen e thoit. Më pas e vendosni në acetonin e ngrohur dhe e lini të thithë për 10-15 minuta. Merrni shkop plastike dhe me lëvizje të lehta hiqni xhelin.

Folie prej alumini

Kur për të parën herë tentoni ta bëni këtë metodë, ju duket e komplikuar, por nuk është aspak. Është e shpejtë dhe e thjeshtë, e thoit nuk i bën dëm. Sfungjerin e mbushni me aceton dhe preni dhjetë copë folie. Sfungjerin e vendosni drejt e në thonj, e më pas sipër vendosni folinë prej alumini. E lini për 10-15 minuta. Kur thoi ta thithë acetonin, së bashku me folinë do ta hiqni dhe llakun xhel.

Mprehja

Përmes mprehjes, natyrisht se mund të hiqni llakun xhel që ju është mërzitur, por kjo merr kohë dhe përreth vetes do të ketë shumë pluhur. Ju nevojitet limë. Ju mbetet juve të zgjidhni. 

(Kosova Sot)

 

Image
Image