A e lani krehrin e flokëve çdo javë?

  • 17 January 2017 - 08:47
A e lani krehrin e flokëve çdo javë?

Ekspertët tregojnë se çka mund të ndodhë nëse nuk e bëni një gjë të tillë

Meqë krehrin e flokëve e përdorim çdo ditë, do të ishte e udhës që ai të jetë sa më i pastër. Derisa shumica prej nesh mund të ketë filluar ta pastrojë takëmin e vet të grimit rregullisht, ekspertët tregojnë se, shumica prej nesh, nuk e bëjmë këtë edhe me krehrin e flokëve. Kjo mund të jetë e rrezikshme për shëndet. Duke filluar nga mbetjet e flokëve, e deri tek ato të produkteve të ndryshme, gjësendet e dëmshme që mund të grumbullohen në flokët tuaja me të vërtetë janë të mëdha. Ato materie mund të shërbejnë si terren i përshtatshëm për rritjen e baktereve dhe kërpudhave, thotë dermatologia Sejal Shah, trasmeton gazeta Kosova Sot

Ajo thotë se, pa marrë parasysh çfarë kujdesi mund t'ua kushtojmë flokëve, sa mund të shpenzojmë për mirëmbajtjen e tyre, sapo t'i krehim ato me krehër të papastër, tërë mundi dhe investimi ynë shkon kot. Nëse krehri është i plastikës, atëherë këshillohet pastrimi i tij me ujë të nxehtë, me pak shampon, para se ta shpëlani dhe ta lini atë që të teret. Edhe krehrit e drunjtë duhen pastruar, por jo me preparate kimike, por me pak sapun të lehtë dhe me ujë të vakët. 

(Kosova Sot)