Si t'i bartni çizmet këtë dimër?

  • 17 January 2017 - 16:18
Si t'i bartni çizmet këtë dimër?

Këtë dimër preferohen disa lloje çizmesh. Secili prej tyre kombinohet në mënyra të ndryshme. Ju ofrojmë këshilla si t'i kombinoni më së miri shtatë lloj të çizmeve,transmeton gazeta Kosova Sot.

1. MODELI USHTARAK I ÇIZMEVE

Modeli ushtarak i çizmeve, dedikuar femrave, mund të kombinohet me funde, fustane dhe pantallona. Nëse i bartni me fustane, atëherë lart visheni një xhaketë të lëkurës. Nëse i bartni me xhinsi, atëherë përcaktohuni për modelin "skinny" dhe ai le të jetë sa më i shkurtër, në mënyrë që çizmet të shihen në tërësi.

Image

2. ÇIZMET DERI NË GJUNJË

Evitoni fundet e shkurtër, derisa modelet nën gjunjë janë të mirëseardhur. Vetë maja e çizmeve nuk është e thënë që të shihet dhe mund të eksperimentoni me funde të gjera dhe të ngushta

Image

3. ÇIZMET E RRAFSHËTA DERI TE ZOGJTË E KËMBËS

Këtë model të çizmeve mund ta bartni, thuajse, në të gjitha rastet. Ai përshtatet mirë me kombinime të ndryshme, ku njëri ndër to është edhe kombinimi me pantallona dhe këmishë me mëngë të gjera.

Image

4. ÇIZMET ME TAKA TË LARTA, DERI TE ZOGJTË E KËMBËVE

Nëse bartni çizme deri te zogjtë e këmbëve dhe doni që ato të kenë taka të larta, atëherë ato duhet të jenë të holla dhe me majë. Ky model përshtatet për mrekulli me pantallona dhe këmishë. Kombinimit të lehtë jepni pak glamur!

Image

5. ÇIZMET MBI GJUNJË

Çizmet më të popullarizuara këtë sezon - modeli deri mbi gjunjë - mund të bartet me funde të shkurtër, pantallona të shkurtër, fustane të shkurtër "boho", si dhe pantallona të ngushta. 

6. ÇIZMET ME GJATËSI MESATARE

Çizmet që janë midis gjunjëve dhe zogjve të këmbëve nuk është lehtë që të kombinohen, meqë munden në mënyrë vizuale t'ua shkurtojnë këmbët. Më së miri është që t'i bartni me fustane të shkurtra, apo me ndonjë model popullor të xhinsive, me këmbë të gjera, të prera deri te zogjtë e këmbëve. 

7. ÇIZMET PËR BORË

Çizmet për borë mund t'i bartni vetëm kur ka borë. Kaq e thjeshtë! Kombinohen për mrekulli me geta dhe me rroba të thurura, respektivisht me gjithçka që ju ndihmon ta keni me të vërtetë ngrohtë.

(Kosova Sot)