Gigi Hadid posedon fshehtësinë që heq qafe puçrrat dhe aknet brenda natës

  • 18 January 2017 - 08:44
Gigi Hadid posedon fshehtësinë që heq qafe puçrrat dhe aknet brenda natës

Gigi është një ndër modelet më popullore dhe më të suksesshme në botë. Bukuroshja atraktive përfundimisht ka pushtuar pistat e modës. Ajo gjithmonë është me stil dhe elegante, e shkaku i stilit duket gjithmonë e freskët, madje edhe pas një nate të lodhur. Thotë se me rastin e kujdesit ndaj lëkurës ajo nuk përdor kozmetikë të shtrenjtë. Ajo këshillon që edhe kur të jeni të lodhura, të mos anashkaloni pastrimin e fytyrës, por ta pastroni derisa të jeni në dush. Ka rëndësi që lëkura gjithmonë të jetë e hidratuar derisa rregulli i artë është "sa më shumë grim të aplikoni, më shpesh aplikoni krem, të pasur dhe ushqyese". Por, më e mira që kemi dëgjuar nga kjo modele është këshilla kundër puçrrave, trasmeton gazeta Kosova Sot

"Nëna gjithmonë më ka thënë që pastën për dhëmbë ta aplikojë në puçrrën e shfaqur. Thënë të drejtën, nuk përdor asnjë preparat të veçantë shkaku i këtij problemi, por vetëm pastën që e aplikoj në vendin e prekur, atëherë kur shkoj në gjumë". Ajo ka thënë diçka edhe rreth kujdesit të flokut, nuk e pastron çdo ditë, sepse e di se kjo e than qimen e flokut. 

(Kosova Sot)