Ushqimet që heqin qafe celulitin

  • 18 January 2017 - 15:22
Ushqimet që heqin qafe celulitin

Nuk ka fare lidhje nëse jeni me mbipeshë apo tepër e hollë, gjasat janë se keni pak celulit. Është problem i zakonshëm dhe prek midis 80 dhe 98 për qind të fermave. Përderisa nuk ka shërim mrekullibërës, ja çfarë mund të hani dhe të pini të hiqni qafe "lëvoren e portokallit", transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

ÇAJI I GJELBËR

Heqja e kilogramëve shtesë mund të jetë efektive për njerëzit që për qëllim kanë një lëkurë pa njolla. Konsumimi i çajit të gjelbër krahas një ushqimi të shëndetshëm të ekuilibruar mundet ta shpejtojnë metabolizmin dhe humbjen në peshë. Për rezultatet nga çaji i gjelbër, aplikoni qeskat e çajit të gjelbër për 5 minuta aty ku keni celulit. 

Image

SPECAT E KUQ DJEGËS

Kjo erzë është dëshmuar se e përshpejton punën e metabolizmit dhe qarkullimit të gjakut. Është mendim se qarkullimi jo i mirë i gjakut mund të luajë rol në formimin e celulitit, duke shndërruar specat e kuq në ilaç që duhet përdorur. 

Image

SALMONI

Salmoni është i pasur me aminoacide me omega 3. Këto yndyra të shëndetshme kanë efekt struktural dhe sigurojnë lëngje dhe stabilitet për trup. Peshku i yndyrshëm mundet të jetë shtesë e shëndetshme në ushqim, redukton celulitin. 

Image

ÇAJI I KAMOMILIT

Stresi kronik në mënyrë dramatike rrit hormonet e adrenalinës dhe kortizolit në trup, që është vërtetuar se përkeqëson celulitin. Hiqni nga menyja kafenë ditore dhe përcaktohuni për çajin e kamomilit. 

Image

VEZËT

Pasi që kolagjeni është proteina më e bollshme në trup, konsumimi i proteinave si kjo ju furnizon me bllokimet që keni nevojë për të krijuar një lëkurë më të fortë dhe më elastike. Vezët janë burim për aminoacide, që janë të rëndësishme për formimin e të gjitha llojeve të kolagjenit. 

Image

FRUTAT E MALIT

Frutat e malit, sidomos boronicat, janë të pasura me antioksidues, përfshirë vitamina C. Antioksiduesit e fuqishëm bllokojnë efektin e radikaleve të lirë si pasojë e efektit të rrezeve të dëmshme dhe ndotjes së ajrit. 

Image

FARAT E LIRIT

Farat e lirit janë burim i pasur me lignine, për të cilat është vërtetuar se zvogëlojnë estrogjenin. Ligninet janë lloj i fitoestrogjenit. Një lugë e madhe me fara të lirit në ushqim mund të ketë efekt pozitiv për humbje në peshë, si dhe në zvogëlimin e celulitit. 

(Kosova Sot)