Stilet dhe ngjyrat e flokëve që duhet të provohen në vitin 2017

  • 20 January 2017 - 18:17
Stilet dhe ngjyrat e flokëve që duhet të provohen në vitin 2017

Ndoshta për dikë vitet janë ndryshimi. Ndoshta dikush vendos ta ndryshojë ndonjë veçori, partnerin, stilin e modës, e dikush ndoshta vendos ta ndryshojë vetëm stilin e flokëve. Ta ndryshosh stilin e flokëve nuk është aq e thjeshtë. Sido që të jetë, nëse e keni menduar mirë, ja disa këshilla

(Kosova Sot)

 

Image

FLOKU I SHKURTË

Floku i shkurtë është shumë në trend, mirëpo nuk duhet të prehen drejt. Nga prapa më i shkurtë, përpara më i gjatë dhe do të duket hatashëm. Qoftë nëse i thani mirë ose përcaktoheni për një variant modest, ndarja nga anash ju shkon mirë.

DREDHAT E IMËTA

Nga të gjitha dredhat, më populloret janë më të imtat. Nëse floku është kaçurrel në mënyrë natyrale, nëse jo mund të shërbeheni me tharësin dhe variantet e tjera. Gjithçka duhet të duket më e egër.

Image

HIJEZIMI I FLOKËVE

Ngjyra unikate e flokëve nuk mund t duket mirë po aq sa flokët me fillesa me nuanca të ndryshme. Nga ezmere e errët, përmes ezmere të ndritshme, bezhë, ngjyrë të mjaltit deri te e verdhë e ndritshme - të gjitha këto nuanca kanë efekt fantastik të bashkë. Ajo që është e rëndësishme te një ngjyrë si kjo e flokëve është që fillesave mund t'ju dhuroni vëmendje në një pjesë të caktuar të fytyrës. Ngjashëm siç mundeni me ndihmën e grimit apo konturimit. 

BISHTALECI I ULËT

Stili që me të madhe po përqafohet këto ditë është bishtaleci i ulët. Mirëpo, ajo që është specifike është me çfarë do ta lidhni bishtalecin. Një lidhëse nga pelushi është zgjedhja e duhur. Duhet ta provoni. 

Image

SI DJALË

Stilin që do e mbante një djalosh me flokë kaçurrele shumë zonja do ta përqafojnë sivjet. Më së shumti ajo femra që pëlqejnë veshjen moderne. Ky stil i flokut mund të zbukurohet në mënyra të ndryshme dhe të duket shumë seksi.

 STILI PA STIL

E prerë aty për aty dhe flokët jo mirë të thara janë tren ideal për të gjitha ato që gjithmonë janë në lëvizje dhe nuk kanë shumë kohë. Nuk keni pse të kujdeseni që secila qime të jetë në vendin e duhur. Ky trend ju lejon të dukeni natyrale dhe të ndiheni mirë me këtë rast. 

Image

"BALAYAGE"

Teknika e ngjyrosjes që ishte shumë popullore sezoneve të kaluara do të kërkohet edhe më tutje. Pyetja është vetëm se a vlen për tonet e ndritshme apo të errëta. Me rëndësi që floku të duket interesant dhe tërheqës. 

FLOKU I SHËNDETSHËM

Nëse floku juaj duket pa jetë dhe i dëmtuar është koha të bëni diçka në këtë drejtim. Mundohuni që t'i ofroni një tretman detoks, që njëherë në muaj së paku ta pastroni rrënjën e flokut, te stilisti apo me ndihmën e sodës së bukës. Shkurtojeni rregullisht dhe ushqejeni. Në modë janë flokët që duken shëndetshëm.