3 rituale të mahnitshme të bukurisë me uthullën e mollës

  • 21 January 2017 - 15:34
3 rituale të mahnitshme të bukurisë me uthullën e mollës

Para se ta aplikoni uthullën e mollës në rutinën e bukurisë, është ide e mirë që ta testoni në një hapësirë të vogël të lëkurës për të shikuar nëse keni reaksion alergjik. Uthullën organike të mollës e gjeni në secilën shitore. Është më ndryshe në krahasim me atë që e përdorni zakonisht. Uthulla e mollës është burim natyral i shumë dobive për lëkurën dhe flokët tuaj, derisa sigurt mund të ofrohet në zgjedhjen e disa problemeve, si aknet apo lëkurën e thatë. Mos harroni se një uthull si kjo përmban enzima dhe baktere të dobishme, si dhe elemente, që përmirësojnë çehren tuaj. Çelësi është ta përdorni rregullisht dhe t'i përcillni këto këshilla, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Image

RUTINA E BUKURISË PËR NJERËZIT ME LËKURË TË YNDYRSHME

Nëse keni lëkurë të ndryshe dhe nuk e dini se çfarë losioni apo tretmani të përdorni, provoni diçka më natyrale dhe më të lirë: uthullën e mollës për shembull dhe përbërësit e saj të dobishëm. Ky lloj i uthullës është burim i acideve alfahidroksile, që shton qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe minimizon dukjen e poreve. Për më shumë, uthulla e mollës po ashtu ndihmon në rregullimin e nivelit të pH-së së lëkurës. Më poshtë si ta përfshini uthullën e mollës në rutinën bukurisë dhe të shmangni lëkurën e yndyrshme. Çfarë ju nevojitet? 1 lugë uthull molle (10 ml) 1/2 e gotës ujë (100 ml) 1 shkop me pambuk Përgatitja: Përzieni të dy përbërësit së bashku (ujin dhe uthullën e mollës). Futeni pambukun në këtë përzierje. Aplikojeni në fytyrë duke bërë lëvizje qarkore. E lini për tre minuta para se ta shpëlani me ujë të ftohtë. Nëse keni lëkurë shumë të ndejshme, shtoni më shumë ujë përzierjes. 

Image

ELIMINONI AROMËN E KEQE NGA KËMBËT DHE ZBUKUROJINI ME UTHULL TË MOLLËS

Nëse dëshironi kujdes të shtuar për këmbët, nuk ka gjë më të mirë se t'i fusni për rreth 15 minuta në një enë me uthull molle. Jo vetëm se përkujdeseni për shëndetin e tyre, por do të hiqni qafe edhe aromën e keqe, falë substancave të saj kundër mikrobeve. Çfarë ju nevojitet? 1/2 e gotës uthull molle (125 ml) 1 litër ujë 2 degë rozmarinë Përgatitja: Puna e parë që duhet të bëni është ta ngrohni një litër ujë së bashku me rozmarinë. Kur të vlojë, e derdhni në një enë. Kur të jetë ftohur paksa, shtoni uthullën e mollës. Zhytni këmbët në përzierje dhe i lini për 10 deri 15 minuta. Kujtoni mos të thani këmbët. Rezultatet do t'i vëreni më pas. 

Image

FLOKË TË BUKUR, TË FORTË DHE ME SHKËLQIM PA ZBOKTH

Uthulla e mollës është e thjeshtë dhe e bukur për t'ju zbutur flokun me shkëlqim. Në njërën anë, ju ndihmon t'ju mbrojë flokun dhe lëkurën e kokës nga përbërësit e dëmshëm që janë në shampon dhe trajtimet e tjera që shtojnë vlerën e pH-së në lëkurën e kokës. Uthulla e mollës po ashtu ka përbërës kundër kërpudhave, që luftojnë zbokthin. Çfarë ju nevojitet? 2 lugë uthull molle (20 ml) 1 gotë ujë (250 ml) 5 pika çaj lisi Përgatitja: Përderisa floku të jetë ende i lagur, aplikojeni këtë kombinim të uthullës së mollës, ujit dhe çajit të lisit në lëkurën e kokës, duke i bërë masazh të butë për pesë minuta. Më pas e lini të veprojë për 5 minuta të tjerë. E shpëlani flokun me ujë të vakët dhe aplikoni zbutës të rregullt. Përsëriteni këtë dy herë në javë. 

(Kosova Sot)