Psikotest: A jeni rezistent ndaj frustrimeve?

  • 22 January 2017 - 19:24
Psikotest: A jeni rezistent ndaj frustrimeve?

Plotësojeni këtë pyetësor që të merrni vesh sa jeni tolerant ndaj frustrimeve dhe si t’u bëni ballë atyre.   Shkruani përgjigjet!

1) Në punë ose shkollë ta kanë dhënë detyrën me kohë që nëse e nis tani s’arrin ta përfundosh. Ti do ta:

A) Kuptosh si tundim, do të punosh me kujdes dhe do të përpiqesh ta shtysh afatin edhe ndonjë ditë. 

B) Do ta lësh detyrën, pastaj do të nervozohesh që s’e keni nisur më herët.  
C) Do ta lësh detyrën, por nuk do të nervozohesh ngase herën tjetër do ta nisësh më herët. 

2) Partneri planifikon të të lërë, ti reagon:

A) Përpiqesh bashkë me të të bisedoni për problemin kryesor. dhe do të punoni për lidhjen tuaj.
B) Do t’i bërtitni partnerit ose do të qani para tij.

C) Do t’ia sqaroni vetes se s’jeni për njëri-tjetrin dhe më së miri është të ndaheni për një kohë.


3) Gjatë motit të keq është thyer një dru dhe ka rënë në veturën tuaj. Ju ka dëmtuar shumë. Ju mendoni:

 A) Ndodhi befas,  s’kam mundur ta parashikoja. Do ta rregulloj vejturën ngadalë

B) Ku bash veturën time. Si do ta paguaj tani? Do të duhej ta siguroja.

C) Falë Zotit që është vetëm veturë, ka mund t’i binte dikujt. Gjërat materiale kompensohen.   


4) Ngutesh shumë dhe të ikë autobusi. Mendon:

A) Duhet ta marr taksin, do të provoj të ndaloj makina të rastit ose të shkoj me fqinjin me veturë. S’është humbur çdo gjë.
B) E dija. Është dashur të nisesha më herët. Sigurisht do t’i lëshoj pjesët më të rëndësishme. 

C) Tani nuk mund të ndryshoj gjë, bile do të blej bukë dhe do të lexoj gazetën deri sa të vijë autobusi tjetër.    


5) Pret që një orë në postë dhe një grua del para jush pa të pyetur. Ti do të:

A) Qetë do t’ia sqaroni qe sa kohë po prisni dhe ia tregoni radhën.  

B) Do t’i bërtisni si s’ka turp dhe se kjo mos të përsëritet
C) Mendoni ndoshta gruaja ka ndonjë punë për ngut që s’po pret radhën. 
 

6) Dikush i familjes pa të pyetur ta ka marrë një libër me rëndësi që të duhet tani. Nëpër kokë të kalon:

A) Po shkoj shpejt ta kërkon në bibliotekë ose tek fqinji, ndoshta e ka atë libër.  

B) Është shumë i paedukatë, m’i prishi krejt. Më s’po arrij të bëj gjë.  
C) Po kërkoj një tjetër libër, ndoshta gjej diçka interesant.  


7) Pesë vjet punon me një mik në firmë dhe e merr vesh se t’i ka marrë dy paga. Mendon:

 A) Do të bisedoj me të, ndoshta ka harruar rastësisht.  

B) Kisha besim tek ai, s’i më mashtroi kështu. Është dashur ta parashikoja. 

C) Deri tani çdo gjë ishte në rregull. Kjo ndoshta është shenjë ta ndërroj punën.


8 ) Dikush shumë i afërt vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse. Reagimi juaj:

A) Duhet të shkoni tek të gjithë mjekët, të provoni të gjitha ilaçet. Ndoshta e zbulojnë ilaçin para se të bëhet shumë vonë.  B) Pse i ndodhi bash atij? Si do t’ia bëj pa të?

C) Duhet të jem i fortë dhe të kujdesem për të. Duhet ta shfrytëzojmë kohën mbetur sa më bukur dhe në mënyrë cilësore. 

Shikoni cilat janë përgjigjet më të shpeshta dhe sipas saj lexoni interpretimin.  
 

Përgjigjet më të shpeshta A ose C – jeni rezistues ndaj frustrimeve:

Kur gjendeni në situatë frustruese, nuk ju nxjerr nga takti, por kërkoni mënyra si ta kapërceni pengesën ose e ndërroni cakun që është treguar i paarritshëm. Kërkoni zgjidhje alternative dhe nuk merreni me atë që është e pandryshueshme. Për këtë ju mbetet më shumë energji që e drejtoni në zgjidhjen e situatës. Keni aftësi të mbizotëroni situatën e caktuar, kështu që në fillim caktoni caqet e arritshme. Kështu e zvogëloni mundësinë e situatave frustruese. Shpesh dini ta ktheni situatën në dobinë tuaj dhe "kërcënimin" e ktheni në tundim. Për ju vlen”Ajo që s’të thyen, të forcon”.

Tek grupi rezistues mund të gjenden dy nëngrupe, varësisht nëse dominojnë përgjigjet A ose C, kështu:


I takoni nëngrupit me më shumë përgjigje A jeni të prirë të pranoni situatën si është dhe të kërkoni zgjidhje të reja. Jeni në rrugë të mbarë, ngase doni të ndryshoni atë që mundeni, kurse e pranoni atë nuk ndërrohet. 
I takoni nëngrupit me më shumë përgjigje C, jeni të prirë të kërkoni sqarime alternative dhe anët pozitive të ngjarjeve, megjithëse kjo nganjëherë përfundon me mashtrim të vetes  (sigurisht nuk jemi për njëri-tjetrin, ndoshta kjo është shenjë të gjej një punë tjetër ose sigurisht gruaja ka ndonjë arsye...). Ky është një lloj mekanizmi mbrojtës, që e përdorim kur jemi në situatë të rëndë. Edhe pse shumica e përjetimeve tona përcaktohet me interpretimet dhe sqarimet tona, për këtë mekanizmat mbrojtës janë të  dobishëm. Por kjo mos të jetë mënyra e vetme e ballafaqimit me problemet, ngase kështu i ikni realitetit. 

Përgjigja më e shpeshtë B –tolerancë e ulët në frustrime:

Jeni të prirë që situatat e tilla t’i përjetoni si kërcënuese dhe të rrezikshme, reagoni bujshëm pa menduar shumë. Lehtë ju nxjerr nga takti, zor ktheheni në situatën ku mund të mendoni ç’të bëni më tutje. Shpesh ju ndodh që e keni nënvlerësuar situatën ose keni caktuar caqe joreale, jeni të frutuar kur s’ia rrini caqet  ose i nënvlerësoni aftësitë e juaja dhe në shumë raste nuk reagoni, edhe pse jeni të aftë të kapërceni pengesën.

Duhet të mendoni sa më objektivisht për aftësitë dhe mundësitë, se çfarë ju çon deri te (mos) suksesi. Kjo ju ndihmon që në mënyrë më reale të përcaktoni caqet dhe në fund edhe t’i arrini. Si dhe merakoseni për gjërat që nuk mund t’i ndërroni dhe (autobusi që ju iki, afati...) këtu i humbni nervat më së shumti. Më së miri është të kuptoni se s’ka kuptim të ndërroni diçka që nuk ndryshohet, duhet të mbusheni mend dhe herën tjetër të reagoni me kohë. Energjinë harxhojeni në ndonjë veprim, jo në zemërim dhe në nervozë.   

(Kosova Sot)