Fshehtësi e thjeshtë me grim, që sytë të mos ju duken të lodhur

  • 23 January 2017 - 09:13
Fshehtësi e thjeshtë me grim, që sytë të mos ju duken të lodhur

Qëllimi i grimit është që femrat të duken sa më të bukura dhe fytyra t’ju shkëlqejë. Nganjëherë ia dalin e nganjëherë nuk ia dalin. Grimi mund të jetë miku i tyre, mirëpo, nëse nuk dinë ta përdorin dhe shfrytëzojnë në mënyrën e duhur, efekti nuk do të jetë aspak i këndshëm për sy, trasmeton gazeta Kosova Sot

Besojmë se që të gjitha dëshirojnë të duken bukur dhe të freskëta, e jo të lodhura e të duken të moshuara. Sot me ju ndajmë një fshehtësi me grim, që siguron që sytë tuaj të duken të freskët dhe që shikimi të shkëlqejë. Në mënyrë që këtë fshehtësi, me të cilin shërbehen grimerët profesionistë, ta ktheni në vepër, nuk keni nevojë për kozmetikë të re. Me siguri se në raftin tuaj keni gjithçka që ju nevojitet. Ju nevojitet “highliter” dhe hije e bardhë për sy.

Aplikoni hijen e bardhë në kapak, nga jashtë deri te këndi i brendshëm i syrit. Në secilën paletë keni nga një hije të bardhë. Natyrisht nuk është e thënë të jetë krejt e bardhë, me rëndësi të jetë e ndritshme. Në fakt, nëse lëkura juaj është e ullinjtë, në vend të hijes së bardhë zgjidhni atë me ngjyrë të shampanjës. Sa më e ndritshme lëkura, edhe nuanca e hijes duhet të jetë më e zbehtë. Sipër hijes për sy aplikoni “highliter”. Me rëndësi që gjatë gjithë kohës të shërbeheni me gishta.

Mund të përdorni edhe brushë për përzierje, për ta zbutur ngjyrën e ndritshme. Dëshironi të dukeni e freskët, e jo e çuditshme!

Syri përnjëherë do t’ju shkëlqejë dhe nuk do të duket i lodhur. Madje edhe do të kurseni korrektorin në hapësirën e qeskave.

Në vend të grimit, mund të përdorni edhe pak vazelinë apo vaj kokosi në kapak, në mënyrë që të arrini shkëlqim të veçantë, mirëpo, hija dhe highliter-i shumë më mirë shkojnë në kapak. Kurrsesi nuk guxoni të harroni qerpikët dhe i lyeni mirë, në mënyrë që efekti të jetë përfundimtar. 

(Kosova Sot)

 

Image
Image