7 arsye pse duhet ta përdorni vajin nga bërthama e rrushit
Është e hatashme kur zbulohen gjëra të reja natyrale që mund të përdoren për kujdes. Vaji i bërthamave të rrushit, përveçse është për ushqim, është konstatuar të ketë efekt të shkëlqyeshëm edhe te flokët dhe lëkura. Ja arsyet pse duhet ta përdorni
MST/ Ndriçon qeskat përreth syve
Vaji i bërthamave të rrushit përmban vitamina E, vitaminë kjo që e hasim te kremrat më të shtrenjta. Po ashtu, përmban dhe aminoacide hidratuese dhe nëse aplikoni pak vaj përreth syve, qeskat e zeza do të ndriçohen.
Hidraton lëkurën
Acidi linolkilk është përbërës me rëndësi i këtij vajit. Rregullon membranën e qelizës, bën që lëkura të jetë më e bukur. Vaji nga bërthamat e rrushit është ideal për të gjithë ata që kanë lëkurë të thatë, si dhe lëkurë të prirë ndaj inflamacioneve. Për dallim nga vajrat tjera, ky vaj shpejt absorbohet dhe mund të përdoret si bazë për grim, trasmeton gazeta Kosova Sot
Zbut njollat në fytyrë
Nëse keni ndonjë shenjë në fytyrë, me përdorim të rregullt të vajit të bërthamës së rrushit do të zbutet. Krejt kjo falë acidit linolik dhe vitaminës E.
Mbron nga dielli
Edhe pse këtë vaj nuk mund ta përdorni vetëm si mbrojtje nga dielli, dijeni se kur ta keni në lëkurë jeni të mbrojtur nga rrezet ultravjollcë. Antioksiduesit e fortë nga vaji janë parandalim i mirë kundër njollave të diellit, por edhe me sukses i ndriçon ato.
Zbutin venat e dukshme në trup
Antioksiduesit nga bërthama e rrushit zvogëlon proceset inflamatore dhe mund të zbutë venat e dukshme në trup. Nëse keni vena të zgjeruara, me konsultimin me mjekun provoni që rregullisht këtë vaj ta aplikoni në vendin me dhimbje.
Shtrëngon lëkurën
Antioksiduesit nga vaji kanë ndikim në prodhimin e kolagjenit. Kështu lëkura është më e shtrënguar dhe zvogëlohen rrudhat.
Nxit rritjen e flokut
Përveçse përmban përbërësit e nevojshëm për flok të bukur dhe me kujdes, vaji i bërthamës së rrushit zvogëlon hormonin dihidrotestoteron, që është fajtori kryesor për rënien e flokut te meshkujt dhe te femrat.
(Kosova Sot)