Trendët më të mëdhenj të bukurisë për vitin 2017

  • 24 January 2017 - 15:23
Trendët më të mëdhenj të bukurisë për vitin 2017

Trendët e vitit 2017 qëmoti janë përcaktuar, si ata të modës, po ashtu edhe në botën e bukurisë. Nëse pyeteni se çfarë grimi do të jetë popullor në këtë pranverë, ju sjellim disa nga trendët më popullorë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

GRIMI MINIMAL Nganjëherë për arritjen e dukjes natyrale përmes grimit nevojitet po aq kohë sa për të aplikuar grim të rëndë. Mirëpo, siç edhe kemi përmendur, pikërisht grimi minimal natyral do të jetë një ndër trendët më të mëdhenj në botën e bukurisë për vitin 2017. Prandaj, mos keni frikë ta tregoni bukurinë tuaj natyrale, sepse është i përjetshëm. 

Image

PA PUDËR Në modë po kthehet lëkura me shkëlqim, e shëndetshme dhe e kujdesur. Pra, harroni grimin e fortë, theksuesit, bronzuesit dhe lejoni që lëkura juaj të merr frymë. Kremi në ngjyrë dhe pak bojëkuq janë krejt çfarë ju nevojitet për dukjen e duhur këtë pranverë. 

Image

"STROBING" NË VEND TË KONTURIMIT Vazhdohet trendi minimal, shumë grimerë kanë pështyrë obsesionin ndaj konturimit, derisa rrjetet shoqërore ishin të ngarkuara me këtë dukje në vitin 2016. 'Hiqni grimin e rëndë nga fytyra the theksojeni fytyrën me bukurinë natyrale',kështu ishte porosia e tyre. "Strobing", që aplikohet me ndihmën e highlighter-it, më 2017 do të jetë më pak popullor.

Image

GRIMI NGA TË 80-AT DHE 90-AT Në secilin sezon shfaqet së paku një trend që na kthen në të kaluarën, e nuk bën përjashtim as viti 2017. Pos në botën e modës, 80-at dhe 90-at kthehen në derën e madhe edhe kur në pyetje janë trendët e bukurisë. Te ky trend më së shumti theksohen hijet për sy, në nuanca neoni që i kemi parë te shumë modele gjatë prezantimit të trendëve pranverë/verë 2017.

Image

SHKËLQIMI NË BUZË Si një ndër trendët më të theksuar, është treguar edhe ai i buzëve me shkëlqim, e bëhet fjalë për dukjen e përsosur për dalje natën. 

Image

BUZËT E FRYRA DHE NATYRALE ME SHKËLQIM Sezonin e kaluar të gjithë ishin çmendur për buzëkuqin pa shkëlqim, por pranvera na sjell diçka më të lehtë dhe më natyrale kështu që në trend janë buzët e fryra dhe natyrale, me shkëlqim pa ngjyrë, kështu që duken më të plota dhe më të freskëta. 

Image

THEKSIMI I VETULLAVE Edhe kur vetullat janë në pyetje, këtë sezon do të janë në trend ato sa më natyrale, e theksimi do të bëhet në mbushjen dhe theksimin e vetullave për të arritur formën më natyrale. 

Image

ARTI NË FYTYRË Për çdo sezon në botën e trendëve shfaqet së paku një trend më ndryshe se tjetri. Për çudi, këtë sezon fjala është për grimin e bukur ku qëllimi është arritja e përshtypjes boheme, madje edhe artistike. Theksimi i formave të ndryshme në fytyrë nuk është për çdo ditë, por gjithsesi se mund të përdoret për krijimin e një dukjes të veçantë për vizita në festivale të ndryshme, koncerte etj. 

(Kosova Sot)