Trendët e këpucëve dhe sandaleve për pranverën që po vjen

  • 10 February 2017 - 15:50
Trendët e këpucëve dhe sandaleve për pranverën që po vjen

Shumë shpejt në treg do të vijnë modelet e para pranverore të këpucëve dhe sandaleve. Por, para se t'i përshkoni dyqanet, gjithsesi është mirë të shikoni se cilat modele i kanë prezantuar kreatorët e modës nëpër pistat e modës,transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

SANDALE NË TAKË TË LARTË TË TRASHË

Nëse vitin e kaluar nuk keni blerë ndonjë palë sandale me takë të trashë, këtë vit kurrsesi mos e lejoni këtë. Do të janë hit absolut! Njëngjyrëshe, apo me detaje, zgjedhja ju mbetet juve.

Image
Image

KËPUCË TË HAPURA

Nëse nuk jeni të prirë për këpucë të "zakonshme", zgjidhni disa me detaje dhe taka interesante. 

Image
Image

SANDALE ELEGANTE ME TAKË TË LARTË

Për ata që nuk pëlqejnë më elegancë në taka të holla, do të ketë zgjedhje interesante. Zgjidhni ato me shirita dhe lidhëse rreth kyçit, do të jenë hit.

Image
Image

SANDALE TË RRAFSHËTA

Nëse nuk jeni adhurues të takave, së paku jo për mbathje të përditshme, do të keni mundësi të madhe zgjedhje me takë të ulët, më momente të lehta, por edhe kombinime interesante. 

Image
Image

MOKASINE 

Zgjidhni për momente të lehta dhe të relaksuara. Modelet do të jenë të llojllojshme, të thjeshta, deri një ngjyrëshe, ngjyra të shumta. 

Image
Image

SANDALE ME PLATFORMË 

Vitin e kaluar ishin në variante të ndryshme, e kështu do të jetë edhe këtë vit. Nuk janë zgjedhje e secilës, por janë të pashmangshme kur në pyetje është trendi i modës.

Image
Image

BALERINË DHE MOKASINE

Janë të shkëlqyeshme për pranverë, praktike dhe të rehatshme, për shi dhe diell. Zgjidhni disa me detaje interesante.  

Image

 

(Kosova Sot)