11 gabime që mund t'i keni bërë në dukjen tuaj pa e vërejtur

  • 11 February 2017 - 14:33
11 gabime që mund t'i keni bërë në dukjen tuaj pa e vërejtur

J anë disa gabime të mëdha, të cilat vërehen shumë lehtë dhe të cilat pak femra i bëjnë si p.sh fjetja pa e hequr grimin. Mirëpo, janë disa gabime, të cilat janë shumë të mëdha dhe ju ndoshta i keni bërë pa i vërejtur. Shikoni gabimet e mëdha, që mund t'i keni bërë në përditshmërinë tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot.

1. KENI HARRUAR TË KUJDESENI PËR GJOKSIN TUAJ

Pjesa e gjoksit si dhe ajo e qafës është "pjesa e harruar" nga shumica e femrave. Mirëpo, ajo pjesë është shumë delikate dhe i duhet kushtuar shumë kujdes, kjo për faktin se ajo i ekspozohet rrezeve të diellit sikurse edhe lëkura, andaj vendosni pak krem në atë pjesë të trupit, nëse nuk dëshironi ta harxhoni kremin e shtrenjtë të fytyrës blini një krem më të lirë.

2. PËRDORIMI I GABUAR I GRIMIT TË SYVE

Zgjidhni grimin e përshtatshëm për sytë tuaj! Grimi që vendosni përreth syrit nuk duhet të jetë as shumë më i errët e as më i çelur sesa pjesa tjetër e fytyrës. Përzgjedhja e grimit adekuat për sy mund të jetë e vështirë, mirëpo kur ta gjeni të përshtatshmin do t'i falënderoheni vetes.

3. PËRDORIMI I BRUSHAVE TË MËDHA PËR FYTYRËN TUAJ

Fytyra juaj ka nevojë për një trajtim të veçantë dhe përdorimi i një brushe të madhe për shpërndarjen e grimit nuk është zgjidhje ideale. Duhet të blini brusha me madhësi të ndryshme, sepse pjesët specifike të fytyrës suaj kanë nevojë për kujdes të veçantë.

4. LARGIMI I GRIMIT QË ËSHTË I QËNDRUESHËM NDAJ UJIT

Grimi që është i qëndrueshëm ndaj ujit është shumë i përshtatshëm për disa raste të veçanta, kur lotët mund të jenë pjesë përcjellëse, mirëpo kur është puna për ta larguar grimin është shumë e vështirë dhe shumica e femrave e bëjnë këtë gjë në mënyrë të gabuar. Largimi më i mirë i këtij lloj grimi bëhet përmes vajit 'jojoba'. Përdorimi i këtij vaji e bën me të lehtë largimin e grimit, sepse e bën me të rrëshqitshëm, si dhe është shumë ushqyes i mirë i lëkurës.

5. VENDOSJA E KREMIT PA E LËNË ZBUTËSIN TA KETË EFEKTIN

Durimi është përsosmëri. Provoni të lëni një minutë kohë për zbutësin tuaj që ta bëjë efektin para se të vendosni grimin tuaj. Kjo hapësirë kohore do të ishte më se e nevojshme në mes secilës shtresë të grimit.

6. VENDOSJA E GRIMIT PAK KOHË PARA SË TË DILNI

Shpeshherë femrat e vendosin grimin e tyre në momente të fundit para së të dalin dhe rrjedhimisht ato nuk ndjekin të gjitha hapat, që duhet ndjekur gjatë vendosjes së grimit. Pjesët me delikate janë qerpikët, pasi për ta duhet pasur kujdes të veçantë dhe duhet trajtuar ngadalë.

7. HARRONI SE CILI LLOJ I BUZËKUQIT ËSHTË I PREFERUARI JUAJ

Kur harroni të shënjoni buzëkuqin tuaj të preferuar është njëjtë sikur ta takoni njeriun, për të cilin mendoni së është i përsosur dhe të humbni numrin e tij. Për të mos u përballuar me situata të padëshirueshme, kurdo që gjeni buzëkuqin tuaj të preferuar shënjoni që ta keni më të lehtë ta gjeni herën tjetër.

8. POMPIMI I BRUSHËS NË BOJËN PËR QERPIKË

Nëse e keni bërë ndonjëherë këtë gjë, atëherë konsiderojeni ndër krimet më të mëdha që keni bërë ndonjëherë! Pompimi i tillë e mbush tubin e bojës me shumë baktere dhe keni gjasa të mëdha t'i infektoni sytë tuaj.

9. TRAJTIMI I ASHPËR I LËKURËS RRETH SYVE

Kur vendosni grim rreth syve tuaj bëjeni këtë gjë në një mënyrë të butë. Mos përdorni pajisje të forta dhe të egra, sepse ato mund ta lëndojnë pjesën e lëkurës suaj. Ju e dini sa e butë dhe e ndjeshme është ajo. Mos e ngacmoni lëkurën teksa e largoni grimin nga kjo pjesë, thjesht përdorni vaj para largimit të grimit. 

10. MUNGESA E BALSAMIT NË BUZËT TUAJA Ndoshta nuk e keni menduar se buzët kanë nevojë për mbrojtje nga rrezet e diellit, njëjtë sikur pjesët e tjera të fytyrës. Është ide e mençur të filloni të investoni në balsam që do të mbronte dukshëm buzët tuaja. Për fillim gjeni një pa ngjyrë dhe pa aromë. 

11. KURRË NUK KENI PROVUAR DIÇKA TË RE

Këshilla ime e fundit është mesazhi që përcillet në 83% të filmave romantikë, ku protagonistja në fund bashkohet me djalin që më së paku e kishte menduar. Mos u frikë- soni të provoni ndryshimin e grimit tuaj. Përderisa nuk jeni turpëruar që të përdorni buzëkuqin në gjithë fytyrën tuaj kur keni qenë fëmijë, atëherë provoni diçka të re dhe shijojeni atë. 

(Kosova Sot)