Në çfarë mënyre Christie Brinkley si 63-vjeçare ia del të duket si loçkë?

  • 13 February 2017 - 16:09
Në çfarë mënyre Christie Brinkley si 63-vjeçare ia del të duket si loçkë?

Me këmbët e gjata dhe muskujt e fortë të stomakut, mjafton t'i thyejë arrat braziliane. Hijeshia në flokun e verdhë, lëkura pa asnjë mangësi të vetme dhe një buzëqeshje me shkëlqim në rërën e Bahameve qëndrojnë prapa saj. Për ta kompletuar imazhin e një femre që duket se po mposht ligjet e gravitetit, ajo madje duket se po ecën sipër ujit. Christie Brinkley - tani në moshën 63- vjeçare, është e vështirë të besosh se kanë kaluar 38 vite që kur për të parën herë është shfaqur në ballinën e revistës "Sports Illustrated", dhe se dy femrat e tjera që kanë pozuar për ballinën e revistës legjendare "Swimwear Issue" janë në fakt fëmijët e saj. Pra, si Christie nuk po plaket? Nga ngjyra e flokut, mos të përmendim injeksionet me botoks në qafën e saj, sa disa sekrete befasuese që qëndrojnë prapa dukjes së bukuroshes,transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

BOTOKSI PËR TË PARANDALUAR MJEKRËN E DYFISHTË

Sikurse shumica e modeleve, Christie është e sinqertë për mbështetjen e saj te Botoksi - vetëm se nuk ka procedura atje ku mund të prisni. Në fakt ajo insiston: 'Të kesh Botoks të injektuar në ballë, ishte katastrofë...nuk e di madje as pse brengosem. Në vend se të më qetësonin dhe relaksonin, Botoks nxori këndin e vetullave të mia dhe më bëri të dukesha e pikëlluar. Në fakt fillova të ndihem në depresion. Kurrë nuk do ta bëj më në ballin tim'. Në vend të kësaj, Brinkley e ka injektuar në rrudhat 'vertikale' në qafën e saj, thotë ajo. Ajo thotë se sasi të vogla të toksinës kanë 'punuar për mrekulli për t'i relaksuar ata muskuj e po ashtu kanë shtrënguar pjesën e mjekrës së dyfishtë dhe nofullës'. 

Image

TERAPIA ME LASER PËR KËMBËT E SAJ

Sikurse yjet Kylie Minogue dhe Nicole Scherzinger, Brinkley ka atë që e quan si terapi e "hatashme" me kolagjen, në të cilën një pajisje sillet nëpër lëkurë për të shpërndarë frekuenca valësh, që stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Shumica e përdorin atë për fytyrë, por Christie kishte vendosur të bënte eksperimente diku tjetër, për të zhdukur rrudhat në gjunjë, diçka që shumica e femrave në moshë të mesme preken. 'Tretmani dukej shumë i mirë dhe dukej si një masazh me gurë të nxehtë', shpjegon ajo. 'Sido që të jetë, linjat horizontale sipër gjunjëve të mi ishin zhdukur'. Ajo po ashtu thotë se jo të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale janë të lehta: është një thënie e vjetër: 'Pa dhimbje s'ka rezultat'. Injeksionet, laseri dhe tretmanët me energji rrallëherë se janë pa dhimbje. 

Image

MBUSHËSIT E LËKURËS PËR TË NDALUAR PLAKJEN 

Kulmi i rinisë së Brinkley është forcuar me mbushës, injektimi i xhelit poshtë sipërfaqes së lëkurës. 'Unë kam përdorur mbushës në doza super të holla, dhe, sikurse grimi, më e mira është se nuk dallohet', thotë ajo. Modelja ka një procedurë, të cilën e përshkruan si 'zgjedhje të mirë' për rrudhat dhe ngrysjet, që janë në ballin e saj, për t'i mbushur, pasi që kishte një aksident të trashëguar që kur ishte në kopsht' dhe linjave përreth gojës. Christie paralajmëron femrat e tjera që të mos e teprojnë: 'Përdorni një sasi shumë të vogël, sepse mbushja e tepërt ju dhuron një fytyrë të plotë'. 

Image

ME MOLLË KUNDËR USHQIMIT TË TEPËRT 

Si vegjetarian që kur kishte mësuar për mënyrën e therjes në moshën 12-vjeçare, Christie ndiqte menynë pa sheqer, pa prodhime të qumështit. Ajo kishte aplikuar dietën 'Deliciously Ella'. Është një regjim që edhe femrën më të disiplinuar e bën të zmbrapset. Kafjalli me jogurtin me qumësht të deles dhe manaferra organike, farat çia dhe bollgur. Plus, ajo ha nga një mollë 20 minuta para shujtave kryesore. Dreka përfshin sallatë dhe zamra e pasdites është një lakër jeshile, lime, portokall dhe lëng avokado të përgatitura nga shefi privat që Christie e përshkruan si 'luksin e madh në jetë'. Nëse ndihet e uritur, përfshin një përzierje me fara të kungullit me kripë Himalaje, para se të konsumojë oriz të vrugët me spec të kuq dhe të verdhë dhe kopër të thatë për darkë. Për t'u siguruar se përfshijnë mjaftueshëm ajo dhe familja e saj, Brinkley tenton të përfshijë ushqime me shumë ngjyra në dietën e saj. 

Image

GJITHMONË ME FLOKË TË NGJITUR SHTESË

Si nënë dhe me menopauzë, të dy këto fakte kanë shkaktuar luhatjen e nivelit të hormoneve, që kanë prekur rritjen e flokëve, kanë holluar qimen e saj viteve të fundit. "Nga një moshë e caktuar, shumica prej nesh fillojnë ta vërejnë se për të pasur flokë me shkëlqim nuk është edhe aq e lehtë. Pas secilës shtatzëni, e kam vërejtur se 'bishtkali' im është gjithnjë e më i vogël", thotë Christie. 

Image

 

(Kosova Sot)