7 këshilla për ta shtuar volumin e flokëve

  • 07 July 2015 - 22:46
7 këshilla për ta shtuar volumin e flokëve

Pothuajse të gjitha femrat mëtojnë të kenë flokë më voluminoze, e nëse edhe ju jeni në këtë grup femrash, atëherë mund të përfitoni nga këto këshilla për shtimin e volumit të flokëve tuaj

Image

Bëni masazh kokës!

Volumi më i mirë fillon në rrënjë të flokëve thotë Younghee Kim  nga salloni i bukurisë “Younghee Salon” në Menhatan. Ajo rekomandon t’i bëni masazh lëkurës së kokës teksa jeni duke bërë dush, ndërsa rëndësi të madhe ka edhe përzgjedhja e shamponit që stimulon rritjen e volumit të flokëve.

Image

Zgjatjet e flokëve

Shkoni nga rruga më e shkurtër duke përdorur zgjatje artificiale të flokëve për volum më të madh kurdo që e ndieni të nevojshme, thotë stilisti i flokëve, që punon me shumë yje të Hollivudit, Expert Angelo David Pisacreta. Në fakt, kjo zgjedhje nuk është shumë natyrale, mirëpo mund t’ju shpëtojë në raste të caktuara.   

Image

Dredhueset e flokëve

Sa i përket dredhueseve të flokëve, stilistja Stephanie Harris ka thënë: “Sa më të mëdha të jenë kaçurrelat, aq më tepër volum kanë flokët!” Për të arritur kaçurrela më të mëdha, ajo preferon vendosjen e dredhueseve të flokëve para se të flini, ndërsa të nesërmen, pasi që flokët tuaj të jenë tharë, të përdorni sprej flokësh për të krijuar formën e dëshiruar.

Image

Stili bishtkali

Lidhni flokët shtrëngueshëm për të krijuar stilin bishtkali, mirëpo lidhni fort dhe mundohuni të mos lini asnjë qime jashtë, pasi të mbërrini në destinacionin tuaj, zgjidhni flokët dhe do të shihni që flokët tuaj do të kenë më shumë volum sesa zakonisht. Kjo është një këshillë nga stilistja franceze, Dora Berrios.

Image

Përdorimi i sprejit të flokëve

Nëse flokët tuaj janë të tharë e tëra që ju mund të bëni është të përdorni sprej të flokëve, e këtë veprim duhet ta bëni duke trajtuar flokët tuaj pjesë-pjesë. Pra, një herë flokët e përparme, e më pas pjesët e tjera. Ndërsa, nëse sapo keni dalë nga dushi dhe flokët tuaj janë ende të lagët, trajtoni rrënjët me sprej para se t’i thani flokët dhe në këtë mënyrë do ta arrini volumin e dëshiruar.  

Image

Shamponi i thatë

Shamponi i thatë jo vetëm që pastron flokët tuaj, mirëpo ndikon edhe në volumin e tyre. Fillimisht, vendoseni shamponin e thatë në rrënjët e flokëve pastaj, duke përdorur gishtërinjtë, shpërndajeni në pjesën tjetër të flokëve. Lëkundeni kokën nga lart-poshtë, dhe më pas, prapë duke përdorur gishtërinjtë, krijoni stilin e preferuar.

Image

Ndryshoni anën që i mbani flokët kthyer!

Përmes ndryshimit të anës së flokëve ju mund të krijoni volumin e dëshiruar, që rrjedhimisht ndikon në ngritjen e flokëve. Kjo gjë ndodh pasi që përmes ndryshimit të anës që ju i mbani të kthyer flokët zakonisht bën që edhe drejtimi i rritjes së flokëve të ndryshohet. 

(Kosova Sot)