Shfrytëzoni dobitë e hudhrës

  • 14 February 2017 - 08:39
Shfrytëzoni dobitë e hudhrës

Përtërin flokët, largon puçrrat e zeza dhe zbut lëkurën

Ndoshta ju duket bizare ideja e përdorimit të hudhrës si preparat bukurie, por ajo tash e disa mijëra vite është pjesë përbërëse e preparateve të ndryshme të bukurisë. Nëse keni flokë apo thonj të dobët, apo nëse keni problem me thithka të gjirit, atëherë ndihmën mund ta gjeni te kjo perime, transmeton gazeta Kosova Sot.

FLOKËT

Ka vite që hudhra përdoret si tretman natyror për pengimin e rënies së flokëve. Fërkojeni vajin e hudhrës në lëkurë të kokës disa herë në javë dhe do të shihni sesi, për një kohë të shkurtër, do të vijë deri te përtëritja e flokëve. Te problemi me zbokth, hudhra pengon kruarjen e shkaktuar nga zbokthi.

LARGON PUÇRRAT E ZEZA DHE ZBUT LËKURËN

Puçrrat e zeza janë njëri ndër problemet më të mëdha të bukurisë, të cilat na duket se gjithmonë do të paraqiten. Por, edhe te ky problem hudhra mund t'ju ndihmojë. E tëra që duhet të bëni, është ta merrni thelbin e hudhrës, ta imtësoni dhe ta vendosni në vendin me puçrra të zeza. Po ashtu, hudhra e zbut lëkurën.

LARGON KALLOT NGA LËKURA

Studimet kanë treguar se hudhra, e cila është e tretshme në yndyrë, thanë kallot dhe rezulton me zhdukjen e tyre për 2-3 javë.

LARGON STIAT

Zakonisht mund ta përdorni vajin e hudhrës, por nëse nuk keni, atëherë efikas do të jetë edhe çdo vaj, ku shtoni hudhër të grirë. Në fakt, sulfuri i cili gjendet në hudhër, në kombinim me vitaminën B, që gjendet në lëkurën tuaj, e rritë elasticitetin e lëkurës, prandaj stiat do t'i takojnë së kaluarës.  

(Kosova Sot)

 

Image