Tetë sekrete të bukurisë me vaj kokosi

  • 14 February 2017 - 14:58
Tetë sekrete të bukurisë me vaj kokosi

Duke filluar nga flokët e shëndetshëm e deri te buzët e pashme, vaji i kokosit është zgjidhja juaj e bukurisë. Jua prezantojmë tetë sekrete natyrore të bukurisë me vaj kokosi. Vaji i kokosit dallohet nga vajrat e tjera natyrore për arsye të ndryshme. Ai është i pasur me vitaminë K, e dhe me hekur. Ai ka edhe veti antibakteriale. Ky vaj është me të vërtetë i mrekullueshëm për shëndetin tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot.
 

Image

1. KONDICIONERI

Në të kaluarën, femrat kanë përdorur vaj të kokosit për t'u përkujdesur për flokët e tyre. Ato e dinin se, falë këtij vaji, do të kishin flokë të gjata, të trasha dhe shkëlqyese. Për shkak të kësaj, ka shumë shampon dhe trajtime që e përdorin këtë vaj, si njërin prej përbërësve kryesorë të tyre. 

Image

2. BALSAMI I BUZËVE

Vaji i kokosit është opsion i mirë kur keni buzë të çara. Kjo për shkak të sasisë së madhe të nutricientëve, aftësisë hidratuese dhe shijes së mirë. Ai ua bën buzët që t'ju duken të buta dhe të shëndosha. Çka duhet të bëni? Një opsion i lehtë është përzierja e pak vaji të ngrohur të kokosit me një lugë sheqer dhe me një sasi të vogël të mjaltit. Kjo ua mundëson heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe të buzëve, gjë që mund ta bëni me anë të lëvizjeve rrethore. 

Image

3. ZBARDHUESI I DHËMBËVE

Sikur që thamë më parë, vaji i kokosit ka veti antibakteriale dhe anti-fungale. Kjo e bën atë ideal për luftimin e baktereve në gojën tuaj. Ai e eliminon edhe kariesin. Ekziston një trik për zbardhjen e dhëmbëve me vaj të kokosit. Çka duhet të bëni? E tëra që duhet të bëni, është që ta merrni një lugë gjelle vaj kokosi, për t'i larë dhëmbët në vend të pastës së dhëmbëve. 

Image

4. HEQËSI I GRIMIT

Vaji i kokosit është i mrekullueshëm për heqjen e grimit, meqë ai heq me lehtësi produktet që treten në ujë, sikur që është maskara. Kjo do t'ua mundësojë që ta keni një lëkurë të pastër dhe stabile. Po ashtu, ndikon edhe në zvogëlimin e rrudhave. Çka duhet të bëni? Zhyteni një copë pambuku në vaj të kokosit. Më pas, përdoreni atë për ta pastruar fytyrën tuaj dhe kapakët e syve. Nxit edhe rritjen e qepallave. 

Image

5. LOSIONI I TRUPIT

Vajin e kokosit mund ta përdorni edhe si losion të trupit. Atë mund ta shtoni edhe në kremin tuaj të preferuar. Falë përmbajtjes së antioksiduesve, ai është shumë i dobishëm. Çka duhet të bëni? Aplikojeni pasi që të keni bërë dush të nxehtë. Kjo ia mundëson vajit të kokosit që të depërtojë në lëkurë dhe ta hidratojë atë. Mund ta përdorni edhe për forcimin e thonjve. 

Image

6. KREMI I RROJËS

Nëse e përdorni vajin e ullirit si krem për rroje, atëherë do ta evitoni irritimin e lëkurës. Çka duhet të bëni? Aplikojeni një lugë të gjellës vaj ulliri në vendin ku doni ta rruani. Kjo e zvogëlon fërkimin dhe zbutë qimet. Nuk keni nevojë ta hiqni vajin e kokosit pas rrojës, meqë ai vetëm sa e hidraton edhe më shumë lëkurën. 

Image

7. EKSFOLIANT I LËKURËS

Mund ta kombinoni vajin e kokosit me përbërës të tjerë, për ta përfituar një preparat eksfoliant (qërues). Çka duhet të bëni? Nëse e përzieni vajin e kokosit me pak sheqer, apo kripë deti, atëherë e fitoni një preparat të mrekullueshëm eksfoliant (qërues, largues të qelizave të vdekura). Mund të shtoni edhe limon, mjaltë dhe vajra aromatike. 

Image

8. PËR SHPUTA TË BUKURA

Nëse e përdorni vajin e kokosit për të bërë masazh të këmbëve të flokëve, atëherë i shëroni ato nga sëmundje të ndryshme. Kjo falë vetive antibakteriale dhe antifungale. Çka duhet të bëni? Fërkimi i lehtë i gishtave të këmbës me këtë vaj, paraqet mënyrë efikase për shërimin e sëmundjes së quajtur 'këmba e atletit'. Preferohet që vajin e kokosit ta përdorni për masazh të shputave të këmbëve , të paktën një herë në javë. 

(Kosova Sot)